Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes konferencës për medie bëri të ditur se po lansohet thirrja publike për përkrahjen financiare të NMVM-ve në sektorin e Industrisë Kreative. Mbështetja ndaj ekonomisë sonë dinamike është në prioritet nga qeverisja jonë në një ekonomi me bazë në prodhim e inovacion.
Ajo nënvizoi disa nga aktivitetet kreative që kanë të bëjnë në prodhimin e instrumenteve muzikore, të prodhimit të filmave dhe videove dhe të postproduksionit të tyre, të arkitekturës etj., duke shtuar se vlera totale për fazën e parë arrin shumën e 1 milion eurove e që planifikohet të shpërndahet përmes tre kategorive të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
Ministrja Hajdari bërei të ditur se aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova, derisa afati i aplikimit fillon nga 4 gusht deri më 22 gusht 2025.
Ajo më tej shtoi se në vitin paraprak MINT “përmes agjencisë KIESA ka mbështetur rreth 308 biznese me grante dhe rreth 180 biznense për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, me mbështetje financiare rreth 7.8 milionë euro.
Ajo shtoi se në sivjet ka rritje të buxhetit.
“Kemi filluar me grante për makineri të avancuara prodhuese e përpunuese vlera e së cilës është mbi 5 milionë euro për këtë vit, ku gjithsej janë 996 aplikues dhe jemi duke kërkuar fonde të tjera shtesë nga skema të tjera të ministrisë dhe nga Ministria e Financave”, tha Hajdari, duke shtuar se mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është në prioritet nga qeveria, një ekonomi me bazë në prodhim e inovacion.