Sipas ambasadës së SHBA-së në këto takime, Prattipati ka paralajmëruar se “bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike apo procedurale kërcënon demokracinë në vend.”

Ajo gjithashtu ka diskutuar shqetësimet rreth bllokimit në formimin e qeverisë, duke theksuar se udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi.

Tutje thuhet se Prattipati po ashtu ka nënvizuar nevojën që liderët politikë të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë.