By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Zelensky bisedë telefonike me Ramën
August 7, 2025
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
August 7, 2025
Modelja 29-vjeçare mbahet rob, përdhunohet, lidhet në shkallë dhe rrihet nga i dashuri i futbollistit, ndërsa zbulon fotot e tmerrshme të lëndimit
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Ballina 1Lajme

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/08/07 at 8:16 PM
Kosova Times Published August 7, 2025
Share
SHARE

 Ka përfunduar protesta e organizuar nga OVL-UÇK, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe organizatat e dala nga lufta. Protesta kishte qëllim kundër mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Tromp: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

(E plotësuar, ora 17:52) Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, në protestën e sotme në Prishtinë, tha se Kosova nuk është kompromis dhe se është shtet sovran.

“Sot ne e themi qartë, drejtësia nuk duhet të vonohet, ajo duhet të bëhet pa asnjë vonesë, pa paragjykime dhe për sakrificat e atyre që u ngritën për liri,” tha ajo.

Ajo tha se drejtësia e vonuar, është drejtësi e vonuar’’.‘‘Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet. Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt.  Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor ’’, ka thënë ajo.

Ahmeti: Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë

(E plotësuar, ora 17:45) Njëri ndër ish-themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, tha se kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar kur i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti.

“UÇK-ja është e përmbajtur në ligjet e luftës. Është e përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve nga gjenocidi, qëllimi i UÇK-së ka qenë çlirimtar,” tha ai. Ahmeti vlerësoi se ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Gucati: Specialja po tenton të ndryshojë narrativën e luftës së Kosovës

(E plotësuar) Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale po tenton të ndryshojë narrativën e luftës së Kosovës. Ai theksoi se veteranët nuk do të lejojnë ndryshimin e historisë. Gucati gjithashtu tha se më veteranët nuk kanë besim në këtë gjykatë.

‘‘Të nderuar të pranishëm sot veteranët e UÇK-së i kemi bërë shumë krenarë që jemi bashkuar këtu kundër padrejtësisë së Speciales. Kjo gjykatë ne e  dimë që është gjykatë e njëanshme, anti-UÇK, anti-shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë kur është rrezikuar identiteti ynë, dhe jemi bërë bashkë edhe sot sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë, po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Specialja e ka devijuar misionin e saj. Specialja po deformon historinë tonë, nën petkun e drejtësisë të cilën e ka përdhosur kjo gjykatë po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri dhe dinjitet. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rremë sikurse Kosova është çliruar kriminelët, ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, UÇK bashkë me  NATO-n, në krye me Amerikën kanë çliruar Kosovën nga kriminelët e Beogradit. Sot kjo gjykatë në Hagë po gjykon aleatët e NATO’s,  Hashimin, Kadrinë, baçin Jakupin, Rexhep Selimin.”, ka thënë ai.

Cacaj: UÇK-ja nuk është dorëzuar para Serbisë dhe nuk do të dorëzohet as para Speciales

Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, ka emocionuar me fjalët në protestë. Ai tha se nëse babai i tij ishte kriminel, atëherë të vijnë t’ia lidhin duar.

Cacaj ka thënë se “UÇK-ja nuk është dorëzuar para Serbisë dhe nuk do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale”.

“Në shtëpinë time e kam një varr të hapur, varrin e babait. Nuk është veç shtëpia ime, ka mbi 1 mijë e 600 varre të hapura. E kam ende pamundësinë për të vendosur një lule në varrin e babait, mbi 1 mijë e 400 fëmijë nuk e patën fatin të rriten të lirë. Nuk arritën ta gëzojnë këtë liri, ata mbetën fëmijë të vrarë e masakruar. Shumë nga ata kriminelë në Hagë po dëshmojnë kundër çlirimtarëve. Nëse babai im është kriminel, edhe unë jam kriminel. Urdhëroni ejani e mi lidhni duart. Kjo nuk është drejtësi, kjo është poshtërsi. Liri për çlirimtarët. “Liri për çlirimtarët! UÇK nuk është dorëzuar para Serbisë dhe nuk do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale”, tha ai.

 

Një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha viset e Kosovës janë mbledhur, në sheshin e Prishtinës, në prag të nisjes së protestës së organizuar nga OVL-UÇK, Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe organizatat e dala nga lufta, siç thuhet, kundër mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Një ditë më parë nëpërmjet një konference për media, organizatorët shpalosën arsyet kryesore të protestimit. “Bëhet fjalë për tri organe shtetërore të Serbisë, të cilat me veprimtarinë e tyre kriminale kanë kryer krime dhe gjenocid mbi popullin tonë. Andaj për ne është tepër e prapranueshme sesi bashkësia ndërkombëtare, në këtë rast Gjykata Speciale, ka pranuar këto prova, sepse ata po i legjitimojnë këto tri institucione, duke pasur parasysh faktin që tre krerët e këtyre institucioneve janë gjykuar e dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Ish-Jugosllavi. Ky është edhe një motiv shtesë për protestë”, ka thënë Gazmend Syla gjatë konferencës.

Ndër të tjera, ata kundërshtojnë edhe ashtu siç e quajnë, ndërprerjen e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së.

Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta ka gjetur mbështetje të madhe nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, për të cilat janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

You Might Also Like

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Protestohet sot kundër padrejtësisë, në Hagë

Prattipati: Bllokimi politik minon demokracinë në Kosovë

Kushtetuesja sqaron procedurat pas tërheqjes së kërkesës nga Presidentja

Kurti: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times August 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Canaj: Turp për qeverinë! Nuk paguajnë mbrojtësit e kreut të lirisë

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
Masakra e Abrisë, Osmani: Regjimi gjenocidal nuk kurseu as fëmijën 2 vjeç N.M. /RTKlive
Struga eliminohet nga kualifikimet e Conference League
Nga “miliarda e artë” te lufta kundër Satanait: Cilat janë të gjitha teoritë e konspiracionit që “vërtiten” midis udhëheqjes ruse?
Abdixhiku prezanton projektin për kompleksin sportiv në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?