“Kryeministri e falënderoi ambasadorin Nissinen për angazhimin e tij në forcimin e raporteve bilaterale Kosovë-Finlandë në fushën ekonomike e tregtare, sidomos përmes Odës Nordike të Tregtisë, e cila u hap në vitin 2023, por edhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve përmes vizitave të përfaqësuesve institucionalë, duke veçuar këtu vizitën në Kosovë të ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën për media të Kryeministrisë.

Kurti gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës, si në rrafshin e brendshëm institucional dhe shoqëror ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në proceset integruese euroatlantike.

Në takim u theksua vullneti i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha të ndryshme.