Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 5 deri në 20 minuta.
Por, pritjet janë më të gjata për ata që dalin nga Kosova. Në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë, ndërkaq te Dheu i Bardhë për të dalë pritjet janë 40 minuta.
Edhe në Jarinje raportohet se ka pritje. Për të hyrë në Kosovë, raportohet se pritjet janë 30-35 min, kurse për të dalë 20-25.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurta, maksimumi 5 minuta.