Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 09.08.2025 në fshatin Vërboc të Kllokotit ka ndodhur një rrahje masive në një lokal, ku janë përfshirë pesë persona, si dhe dy zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
“Pas një mosmarrëveshjeje në një lokal- kafe ka ndodhur një rrahja masive, ku janë përfshi pesë të dyshuar m/k dhe dy viktima m/k zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin të ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i policisë dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas intervistimi tre të dyshuarit të lirohen. Rasti nën hetime”, njofton Policia.