By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull, pritet aktgjykimi i Kushtetueses
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull, pritet aktgjykimi i Kushtetueses
Ballina 1Lajme

Konstituimi i Kuvendit mbetet pezull, pritet aktgjykimi i Kushtetueses

Kosova Times
Last updated: 2025/08/12 at 2:04 PM
Kosova Times Published August 12, 2025
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese nuk ka një afat të caktuar brenda të cilit duhet të publikojë aktgjykimet, madje as kur vendimmarrja dihet. Nga Kushtetuesja nuk kanë treguar për Radio Kosovën se kur mund të publikohet aktgjykimi përkitazi me kërkesën e PDK-se dhe asaj të LDK-së. Ndërsa, njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se kjo mund të ndodhë brenda 10 ditësh, pas publikimit të njoftimit.   

 

Gjykata Kushtetuese, të premten e 8 gushtit publikoi njoftimin e vendimmarrjes përkitazi me kërkesën e PDK-se dhe asaj të LDK-së, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit, të drejtuara nga kryesuesi, që vjen nga Vetëvendosje, Avni Dehari.

Kushtetuesja njoftoi se ka vendosur që deputetët duhet të zgjedhin kreun e Kuvendit të Kosovës përmes votimit të hapur, brenda 30 ditësh dhe se një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tri herë.

Aktgjykimi i cili ende nuk është publikuar do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit nga Kushtetuesja, e pas kësaj mund të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Radio Kosova ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se kur pritet të publikohet aktgjykimi lidhur me kërkesën e PDK-së dhe asaj të LDK-së, por nga ky institucion deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se nuk ka një afat të caktuar për publikimin e aktgjykimit.

“Për sa i përket periudhës kohore në mes të njoftimit deri tek aktgjykimi nuk ka një afat specifik, se brenda sa ditësh duhet të publikohet. Një afat i tillë nuk është i caktuar as me Rregulloren e Punës e as me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, supozohet se aktgjykimet do të nxirren brenda një afati të arsyeshëm. Prej praktikës, në shumicën e rasteve periudha në mes të njoftimit dhe publikimit të aktgjykimit zgjat 5 deri në 10 ditë”, tha ai.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu po ashtu thotë se nuk ka një afat strikt për publikimin e aktgjykimeve. Sipas tij, bazuar në njoftimin e 8 gushtit, aktgjykimi që pritet të publikohet nga Kushtetuesja ka përgjigje në çështjet kryesore të ngritura nga PDK e LDK.

“Ka përgjigje në pyetjet kryesore të ngritura nga dy partitë e që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit. Është momenti i fundit që të reflektojnë të gjithë dhe të votojnë kryetarin në ato korniza që ka përcaktuar gjykata dhe ta përfundojnë brenda 30 ditësh çështjen e konstituimit. Ne jemi në një krizë të thellë e paralizë institucionale dhe çdo veprim ndryshe mund të jetë fatal”, tha ai.

Nga 15 prilli kur filloi seanca konstituive e Kuvendit e deri më 26 korrik, janë mbajtur 54 vazhdime të seancës, ku deputetët dështuan që ta konstituonin legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times August 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase

Kosova Times Kosova Times February 13, 2024
Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e brishtë
Kuvendi debaton për raportin e KE-së dhe voton Strategjinë e Energjisë
KMDLNj: Fjalori i urrejtjes, është paralajmërim për një dhunë fizike
Media suedeze publikon identitetin e sulmuesit në masakrën e Suedisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?