By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani
September 4, 2025
ZKA-ja evidenton shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna
September 4, 2025
Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin
September 4, 2025
Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive
September 4, 2025
Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kushtetuesja: Aktgjykimi publikohet pas përfundimit të procedurave ligjore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kushtetuesja: Aktgjykimi publikohet pas përfundimit të procedurave ligjore
Ballina 1Lajme

Kushtetuesja: Aktgjykimi publikohet pas përfundimit të procedurave ligjore

Kosova Times
Last updated: 2025/08/13 at 6:59 PM
Kosova Times Published August 13, 2025
Share
SHARE

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të publikohet pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës përkitazi me publikimin e vendimeve.

 

Kështu thuhet në përgjigjen që ky institucion i ka dërguar RTK-së, teksa nuk janë dhënë detaje tjera dhe as datë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Pas finalizimit të tekstit, aktgjykimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe i njëjti do të dërgohet për publikim edhe në Gazetën Zyrtare”, thuhet tutje në përgjigje.

Gjykata Kushtetuese më 8 gusht njoftoi se ka vendosur në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së  “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025”, të parashtruar nga KO193/25, Memli Krasniqi dhe 12 deputetë të tjerë dhe KO196/25, Hykmete Bajrami dhe 10 deputetë të tjerë, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese konstatoi njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

Gjykata konstatoi njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116.

Kushtetuesja urdhëroi me 6 vota për dhe 1 kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin/en e njëjtë.

Po ashtu, kjo gjykatë urdhëroi  njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë; Urdhëroi  me 6 vota për dhe 1 kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.

Gjykata gjithashtu vendosi që të vazhdojë masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik 2025, ku i ndalohej deputetëve çdo veprim për konstituimin e Kuvendit, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi.

Vendimi i Kushtetueses më 8 gusht është mirëpritur nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, duke e vlerësuar si fitore të demokracisë, derisa është kundërshtuar ashpër nga partia në pushtet. LVV e cilësoi atë si një devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues dhe si ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit.

You Might Also Like

ZKA-ja evidenton shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna

Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin

Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive

Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani

Kosova Times August 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shërbimi i shtypit i Putinit njoftoi për sulmin e droneve ukrainas ne rezidencen e Putinit

Kosova Times Kosova Times May 3, 2023
Maloku: Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personaliteti, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Zveçan
50 vjet pa te: Zbulohet shkaku i vdekjes së Bruce Lee?
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?