By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Behgjet Pacolli flet për Tema pas daljes në dosjet Epstein, por edhe për Aeroportin e Vlorës, Ramën dhe rikthimin në politikë
February 3, 2026
Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?
February 3, 2026
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mbyllen
February 3, 2026
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni të Veriut
February 3, 2026
Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shëngjin:- Turizëm pa qen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Shëngjin:- Turizëm pa qen
Turizëm

Shëngjin:- Turizëm pa qen

Kosova Times
Last updated: 2025/08/13 at 1:40 PM
Kosova Times Published August 13, 2025
Share
SHARE

Besim DYBELI

Shëngjini, që “fle” rrëzë vargmaleve, zgjohet nën qetësinë e detit pa dallgë e diellit, që nuk të djeg. Ky mbetet rituali veror me mijëra pushues vendas e të huaj. Shumica e pushuesve duken njerëz të thjeshtë, me fytyrë të qetë, familjar e tepër socialë. Statistikat zyrtare i regjistrojnë si turistë nga jashtë. Çfar paradoksi! Po, ata janë në tokën amë. Shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e më gjërë. Nuk janë vëllezërit tanë?! I thuhet vëllait, “mik”, që vjen në shtëpinë e tij?! Rëndom në media i etiketojnë si “turistë” të kategorisë së tretë e që i ulin pijarin turizmit elitar në Shqipëri. Ata janë pushues të shumtë, tepër të thjeshtë e pa shumë pretendime. Po e shohim ne propagandën e turistëve elitarë nga jashtë. Sikurse po i vuajmë çmimet mbi tavan. Pa le, shërbimin! Këta “turistë”, që kanë tejmbushur Shëngjinin anë e anë, nuk kanë ardhur këtu me mjete luksoze. Apo, edhe me qen e mace kokëjashtë nëpër makina tepër të shtrenjta. Kanë udhëtuar nga Kosova e Maqedonia me autobusë e makina familjare. Siç thuhet nga këto anë,- me kerr! Por këta janë “turistë”, që “pushtojnë” Shëngjinin, nga qershori e gjer në fund të shtatorit. Këto ditë shezlonët janë pothuaj ngjitur me njeri-tjetrin. Aq shumë pushues shqiptar përtej kufijve shtetëror. Nuk janë pak për ripërtëritjen e biznesit në raport me investimet e shumta në këtë zonë. Dhe shëngjinasit kanë ditur t’i presin e respektojnë. U ndala në një nga lokalet turistikë buzë detit me ujë si kristal. Me një emër të thjeshtë e kanë pagëzuar. “Rana”, kështu quhet. Djem e vajza, që punojnë më dy turne. Ka shumë pushues këtu. Pastër, mirë e lirë. Shërbimi plot kulturë e gatimet tepër cilësore. Prodhime te zonës e detit, që përgatiten në çast. Jeni kuriozë, sa kushton një drekë? Po jua them. Pesë persona më të gjitha asortimentet detare e ato të zonës, vetëm. 110 mijë lekë të vjetra! Shezlloni, vetëm 10 mijë lekë të vjetra! Ka më lirë? Jo. Ja, pra, pse vëllezërit tanë shqiptarë jashtë kufijve, nuk kanë “frikë ” të pushojnë këtu. Po ashtu edhe nga shumë trevat të Shqipërisë. Ky është turizmi, që duam. Përndryshe, hotelet e restorantet do të mbulohen nga merimanga. E, shqiptarët e Shqipërisë do të prontojnë pushimet jashtë vendit që në dimër. Është koha tu themi, “faleminderit” vëllezërve tanë shqiptarë, që nuk kanë “tradhëtuar” tokën amë, edhe për të pushuar.

You Might Also Like

Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?

Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia

Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi

Castelmezzano në Italinë Jugore: Vendi ku ka më shumë gjasa të shihni një shtrigë sesa një autobus

Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026

Kosova Times August 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Demhasaj: Zbutja e qëndrimit të kryeministrit Kurti për hapjen e urës, veprim i duhur

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
 Kurti dhe Vitia mirëpritën 32 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë
Teksasi dhe Kalifornia hapin një luftë politike në Amerikë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Një nga kritikat e Papa Françeskut ndaj Izraelit: Duhet të hetohet nëse po ndodh gjenocid në Gaza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?