Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri të Pejës.
Arrestimi pason një hetim intensiv të Sektorit Rajonal për Hetime, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Ngjarja kishte ndodhur më herët, kur Policia e Kosovës ishte njoftua për një zjarr në Katundin e Ri ku nga flakët ishte përfshirë edhe një garazhë, ku ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune.
Menjëherë pas marrjes së thirrjes, policia dhe zjarrfikësit u paraqitën në vendngjarje, ndërsa u përfshi edhe eksperti i zjarreve për të hetuar shkakun.
Hetimet e zhvilluara çuan në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili u intervistua në prani të avokatit mbrojtës.