Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 62 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Në mbledhjen e kaluar (12 gusht 2025), KQZ certifikoi grupin e parë prej 10 subjekteve politike (2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur) me gjithsej 64 kandidatë (5 kandidatë për Kryetarë Komune dhe 59 kandidatë për anëtarë të Kuvendeve Komunale).

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara nga KQZ deri më 14 gusht 2025 është: 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur, me gjithsej 130 kandidatë, 9 kandidatë për Kryetarë Komune dhe 121 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.