Konferenca e Ambasadorëve, e cila edhe sivjet ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës të akredituar nga e gjithë bota, është mbajtur gjatë tri ditëve me sesione dedikuar planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Qeveria njofton se gjatë konferencës janë organizuan panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime të ndryshme gjatë të cilave u trajtuan tema si: “siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik i vendit, kërcënimet edhe rreziqet jokonvencioanle të sigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit dhe angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.