By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’
January 5, 2026
Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro
January 5, 2026
Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë
January 5, 2026
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
January 5, 2026
Me rënien e Maduros, Kina mund të humbasë miliarda
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Prishtinë përurohet renovimi i banesave sociale, 90% e financuar nga BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Prishtinë përurohet renovimi i banesave sociale, 90% e financuar nga BE
Ballina 1Lajme

Në Prishtinë përurohet renovimi i banesave sociale, 90% e financuar nga BE

Kosova Times
Last updated: 2025/08/15 at 10:31 AM
Kosova Times Published August 15, 2025
Share
SHARE

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka përuruar sot renovimin e katër ndërtesave shumëbanesore sociale në Komunën e Prishtinës, në kuadër të projektit për zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se nga këto punime kanë përfituar 200 familje me gjithsej 790 banorë, me një investim prej 1.24 milionë euro, nga të cilat 90% janë financuar nga Bashkimi Evropian.

“Këto janë banesa për 200 familje, apo gjithsej 790 banorë. Pas përfundimit të këtyre renovimeve, banorët sivjet do të kenë dimra më të ngrohtë dhe më të sigurt. Investimi i përgjithshëm është 1.24 milionë euro, 90% nga BE-ja. Renovimi përfshin izolimin e kulmeve dhe mureve, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, si dhe vendosjen e sistemeve të reja të ngrohjes dhe masave të sigurisë. Ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë prej 6 milionë euro për 28 ndërtesa sociale në 13 komuna, që përfshin 889 familje. Për këtë kemi planifikuar që gjatë qeverisjes së ardhshme të renovohen edhe 400 objekte anembanë Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se katër ndërtesat e Prishtinës janë pjesë e një grupi prej 28 ndërtesash në gjithë Kosovën, shumica e të cilave pritet të përfundojnë para dimrit.

“Ndërtesat që po përurojmë sot në Prishtinë janë 4 nga 28 në të gjithë Kosovën, dhe shumica dërrmuese – përveç atyre në Prizren që kanë filluar me vonesë do të përfundojnë para dimrit të këtij viti. Kjo është pjesë e një pakoje më të madhe prej 75 milionë euro që e kemi përfituar nga BE-ja”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë theksoi se vetëm për dy ndërtesa sociale në Prishtinë janë investuar rreth 650 mijë euro, nga të cilat 90% janë financuar nga BE-ja dhe 10% nga Komuna e Prishtinës. Ai nënvizoi se projekti ka mundësuar izolim termik, dritare të reja me efiçiencë energjetike, sistem ndriçimi, përmirësim të hapësirave të përbashkëta dhe zëvendësim të derës hyrëse.

“Projekti për këto dy ndërtesa sociale në Prishtinë, të cilat u financuan përmes paketave të mbështetjes energjetike të BE-së, ka kushtuar rreth 650 mijë euro. 100 familje në nevojë sociale kanë përfituar nga ky investim. Investimi është financuar 90% nga Bashkimi Evropian dhe 10% nga Komuna e Prishtinës, dhe është zbatuar nga Fondi për Efiçiencë të Energjisë i Kosovës. Ky projekt është pjesë e paketës së mbështetjes energjetike të hartuar në bashkëpunim me Qeverinë dhe Fondin për Efiçiencë në fillim të vitit 2023”, ka theksuar ai.

You Might Also Like

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Bari-Durrës

Konfiskohen tri armë zjarri dhe 159 fishekë në rajonin e Mitrovicës

Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë

Kosova Times August 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Detajet e tragjedisë afër Dubrovnikut: Nga përplasja e tmerrshme ka humbur jetën një fëmijë, të plagosur rëndë disa kosovarë

Kosova Times Kosova Times August 13, 2023
Hakerët rusë sulmojnë faqen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë
Çmimi i naftës ruse bie nën 60 dollarë për fuçi për shkak të sanksioneve të lamtumirës të Bidenit
Civilët pësojnë, teksa Rusia lufton për ta ndalur ofensivën militante në Siri
Kapiti: Marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar po forcohen çdo ditë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?