Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 08:00 kemi pranuar informacion se në qytetin e Gjilanit një person mashkull i vitit të lindjes 1972 nga familjarët është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësite policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent mjekësor nga të cilët është konstatuar se personi i lartëcekur është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurit të Shtetit, rasti është inicuar “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Njësiti i Hetimeve Rajonal në Gjilan. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.