By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeziu: Aktgjykimi, një `arrnim kushtetues`, por mund të funksionojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeziu: Aktgjykimi, një `arrnim kushtetues`, por mund të funksionojë
Ballina 1Lajme

Kryeziu: Aktgjykimi, një `arrnim kushtetues`, por mund të funksionojë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/18 at 6:49 PM
Kosova Times Published August 18, 2025
Share
SHARE

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar Aktgjykimin e 18 gushtit 2025, duke e cilësuar atë si një “arrnim kushtetues”, që megjithatë mund të kryejë punë në zhbllokimin e situatës politike në vend.

 

Sipas Kryeziut, Gjykata ka qenë e kujdesshme në përpjekjen për të arsyetuar veten, pse në Aktgjykimin paraprak të 26 qershorit nuk kishte përcaktuar qartë që “praktikat e deritanishme parlamentare” nënkuptojnë votim të hapur.

Ai thekson se një sqarim i tillë më herët do të kishte shmangur dramat politike që pasuan për gjashtë javë me radhë.

“Sado ka tentuar me shto miell e shto ujë, Gjykata nuk ia ka dalë ta amnistojë veten nga bashkëpërgjegjësia për situatën e krijuar”, ka vlerësuar Kryeziu.

Ai shton se Gjykata nuk e ka përjashtuar mundësinë e votimit të fshehtë, por me gjuhë të kujdesshme e ka orientuar procedurën drejt votimit të hapur, në mungesë të konsensusit për një alternativë tjetër. Sipas tij, kjo është një qasje e qëndrueshme dhe logjike, brenda kufijve të kompetencave kushtetuese.

Lidhur me kufizimin e të drejtës për të nominuar të njëjtin emër për kryetar Kuvendi deri në tre herë, ai e konsideron këtë si juridikisht të dobët, por e pranon si një “gjetje të qëllimmirë” që synon të mbajë balancë mes palëve.

“Është një harrnim juridik qëllimmirë që synon të qëndrojë në mes të pozicioneve të kundërta të palëve”, thekson ai.

Kryeziu gjithashtu thekson se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit është e të gjithë deputetëve, dhe se rruga procedurale është tashmë e qartë. Ai shpjegon qartë hapat që duhet të ndërmerren, duke përfshirë mundësinë e tri përpjekjeve për të votuar të njëjtin kandidat për kryetar, e pastaj ndërrimin e emrit nëse dështohet.

Në fund, ai shton se aktgjykimi është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim.

“Palët kanë të drejtë të pajtohen apo jo me të, por në praktikë kjo çështje është e mbyllur. Rrjedhimisht, pres që të gjitha partitë politike ta zbatojnë në përpikëri,” thekson Kryeziu.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times August 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti Biden pret me nderime në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Japonisë

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm përgjatë Rivierës mahnitëse Turke
Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?
Pse po “periferizohet” Kosova?
Policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?