“Gjykata dy herë foli qartë, nuk pezullohet vendimi i Inspektoriatit të Trashëgimisë Kulturore. Nga fillimi ju kemi treguar që janë duke e shkelur ligjin me dy këmbë. Por ata vazhduan me qasjen e tyre shpërfillëse, e për më keq, na akuzuan për bllokim. Nuk i morën lejet e nevojshme, nuk i konsultuan banorët, nuk i zgjidhën çështjet pronësore, lidhën kontratë të kundërligjshme, gjykata dy herë ua refuzoi kërkesën për pezullim”, ka shkruar ai në Facebook.

Punimet për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, që kanë nisur në mars të këtij viti, janë shoqëruar me polemika të shumta në relacionin MKRS-Komunë. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), thotë se projekti i komunës është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.