By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Provat e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisin më 15 shtator
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Provat e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisin më 15 shtator
Lajme

Provat e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisin më 15 shtator

Kosova Times
Last updated: 2025/08/19 at 6:55 PM
Kosova Times Published August 19, 2025
Share
SHARE

Data e fillimit të paraqitjes së provave të mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është bërë zyrtare më 15 shtator 2025, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes. Kjo u konfirmua përmes një urdhri gojor nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Gjyqtari Smith III  ka theksuar se është përgatitur një kalendar i cili është i disponueshëm për publikun. Sipas tij, mbrojtja e Thaçit synon të thërrasë 11 ose 12 dëshmitarë në sallën e gjyqit. Disa prej tyre mund të dëshmojnë sipas Rregullës 154.

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq bëri të ditur se dëshmitarët 1DË006 dhe 1DË008 do të dëshmojnë në sallën e gjyqit dhe jo përmes Rregullës 154, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka ndryshime.

Aiden Ellis sqaroi se nga 5 dëshmitarët e mbrojtjes së Krasniqit, një do të dëshmojë sipas Rregullës 155, dy sipas Rregullës 154 dhe dy të tjerë sipas Rregullës 153.

Mishetiq informoi se për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tyre do të duhen gjithsej 35 orë e gjysmë. Ndërsa, Ellis konfirmoi se mbeten në përputhje me parashtrimet e mëhershme.

Të dy ekipet mbrojtëse konfirmuan se, përveç një rasti, nuk do të kërkohen masa mbrojtëse për dëshmitarët.

Dokumentacioni për dëshmitarët është dorëzuar, përfshirë edhe ato sipas Rregullës 107, për të cilat kërkohet autorizim për publikim. Vetëm dy dëshmitarë kanë mbetur që të përfshihen në këtë proces.

Gjithashtu, mbrojtja e Hashim Thaçit planifikon të përdorë dëshmi nga figura të rëndësishme ndërkombëtare. Sipas avokatit Pierre-Richard Prosper, ndër dëshmitarët e mundshëm përfshihen edhe ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, dhe diplomati Richard Holbrooke.

“Kemi një numër të gjerë dëshmitarësh. Nuk mund t’i përmend të gjithë publikisht, por janë persona me autoritet të lartë, si Albright, Holbrooke, senatorë… Informacioni që kemi është shfajësues dhe thelbësor për kontekstin e çështjes. Ka të bëjë drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë”, theksoi Prosper.

Më 5 dhe 7 gusht 2025, gjyqtari Charles Smith III deklaroi se mbrojtja e Thaçit ka dorëzuar të dhënat sipas Rregullës 119(2) për tre dëshmitarë shtesë. Ai pohoi se deklaratat për pesë dëshmitarë mbeten pezull, ndërkohë që për shtatë të tjerë janë dorëzuar.

Për një dëshmitar, pritet ende përmbledhja, pasi kërkohet autorizim nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa për katër të tjerë është zbuluar identiteti, por nuk janë dorëzuar përmbledhjet.

Një tjetër pjesëtar i ekipit të Thaçit tha se nuk e dinë kur do të dorëzohen përmbledhjet, pasi kërkesat janë bërë tek ofruesit e informacionit në SHBA.

Gjykatësi Smith pohoi se më 1 gusht 2025, mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar nga trupi gjykues të urdhërojë Zyrën për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve që të ndërmarrë masa në lidhje me një dëshmitar. Prokuroria dhe përfaqësuesi i viktimave janë përgjigjur, ndërsa mbrojtja ka reaguar sërish.

Afati për dorëzimin e parashtrimeve nga administratorja u caktua më 26 gusht 2025.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka deklaruar se me dëshmitarët e tyre synojnë të përfundojnë procesin gjyqësor deri në fund të nëntorit.

Përveç kësaj, ai kërkoi kohë shtesë për ta mbyllur tërësisht çështjen e tyre.

“Ne propozojmë që deri në fund të nëntorit t’i përfundojmë të gjitha dëshmitë. Pastaj, të na jepet pak kohë shtesë, sikurse Prokurorisë, në rast se kemi ndonjë mocion për të dorëzuar ose ndonjë provë jo-gojore, sidomos dokumente që nuk do të dorëzohen përmes dëshmitarëve, në mënyrë që ta mbyllim çështjen sikurse edhe Prokuroria”, tha Mishetiq.

Mishetiq sqaroi se përmendja e dhjetorit si afat përfundimtar ka të bëjë me mundësinë që dëshmitarët të mos jenë të disponueshëm njëri pas tjetrit. Sipas tij, procesi mund të përfundojë edhe në fund të tetorit, por kërkoi fleksibilitet që të kenë edhe nëntorin në dispozicion, në rast se ka probleme me datat.

“Idealisht, duam të përfundojmë brenda bllokut të parë që zgjat tri javë dhe përfshin tetorin, por ju keni të drejtë”, tha Mishetiq.

Mbrojtja e Krasniqit, e përfaqësuar nga Aiden Ellis, theksoi se për paraqitjen e provave të tyre do t’u duhet vetëm një javë, pa përfshirë kundërpyetjet. Ai shtoi se është e vështirë të përcaktohet me saktësi se kur do të përfundojnë, pasi kjo varet nga përfundimi i mbrojtjes së Thaçit.

Rodney Dixon, i cili përfaqëson Kadri Veselin, dhe Geoffrey Roberts që përfaqëson Rexhep Selimin, njoftuan se për disa nga dëshmitarët e ekipeve të tjera do të kenë pyetje, por jo të gjata.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Veselit dhe Selimit ka hequr dorë nga e drejta për të paraqitur prova në këtë rast.

Një pjesë e seancës kaloi në sesion privat, me arsyetimin se do të diskutohej për informacione konfidenciale.

You Might Also Like

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

Kosova Times August 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mërgimtarët nga “grepi” në “rrjetin e merimangës”!

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë
Haradinaj: Sfidë e radhës zgjedhja e nënkryetarëve
Qytetari thotë se u grushtua nga deputeti Zemaj dhe kërkon drejtësi
Sërish protestuan punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?