Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot, vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara gjatë orëve të paradites. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa rajone.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 33°C, sidomos në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit.
Prizreni, Istogu dhe Gjakova pritet të jenë qytetet më të nxehta të ditës, me temperaturë maksimale prej 33°C, ndërsa Dragashi do të jetë më i freskëti në mëngjes, me 13°C, dhe maksimalja nuk do të kalojë 29°C.
Edhe në Prishtinë, parashikohet një ditë me mot të qëndrueshëm, me temperaturë maksimale deri në 32°C dhe minimale prej 16°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatarisht e fortë, lokalisht më e fuqishme, nga drejtimi i veriperëndimit, duke sjellë herë pas here freskim të motit.