By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik
Ballina 1Lajme

Deputetëve u kërkohet konsensus për dalje nga ngërçi politik

Kosova Times
Last updated: 2025/08/23 at 9:26 PM
Kosova Times Published August 23, 2025
Share
SHARE

Kur Kuvendi po shkon në përpjekje të pandërprera për konstituim, njohës të politikës kërkojnë konsensus nga partitë politike për ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Sipas tyre, shkuarja në zgjedhje nuk i konvenon askujt, e nuk është as zgjidhje për dalje nga ngërçi. Analistët thonë se qytetarët po varfërohen e shteti po dëmtohet në mungesë të formimit të institucioneve.

Të dielën do të bëhet përpjekja e radhës e ligjvënësve për konstituimin e Parlamentit.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare, njohës të fushës thonë se konsensusi politik është i domosdoshëm për të dalë nga ngërçi.

Sipas tyre, me qëndrimet aktuale të partive politike, as shkuarja në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhë situatën.

“Besoj se do të zhgënjehen të gjithë nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk do të ketë ndonjë lëvizje dramatike në përqindje. Do t’i kemi përafërsisht të njëjtat rezultate – kjo do të jetë fatkeqësia, sepse do të kemi një ngërç tjetër edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Argjend Zejnaj, njohës i politikës.

Analistët shprehen optimistë se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, pavarësisht faktit se as Lëvizja Vetëvendosje, e as ish-opozita nuk i kanë votat për të themeluar qeverinë.

Sipas Jeton Halimit, politikanët kanë dëmtuar shtetin mjaftueshëm gjatë më shumë se gjysmë viti, ndaj nuk kanë më kohë për të humbur.

“Çdo lëvizje është në dëm të popullit dhe institucioneve. Duhet të formohen institucionet sa më shpejt”, tha Halimi.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat deputetëve që deri më 18 shtator të zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times August 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rreth 220 mijë ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times August 29, 2025
Aivo Orav nis punën si ambasador i ri i BE-së në Kosovë
Osmani: Mirënjohje çdo lideri amerikan – përtej linjave partiake
`Dardanët` mesazh lojtarëve: Ua keni borxh fitoren miliona shqiptarëve
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë në Bregun e Diellit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?