By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
August 25, 2025
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA
August 25, 2025
Izraeli sulmon spitalin në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë 5 gazetarë. Netanyahu: Na vjen keq
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal
Ballina 1Lajme

Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal

Kosova Times
Last updated: 2025/08/25 at 9:18 PM
Kosova Times Published August 25, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP World” u ka bërë thirrje partive politike që t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para. Ajo ka kërkuar krijimin e një koalicioni të shumicës për të mos humbur siç ka thënë projektet Bashkimit Evropian dhe mundësitë me administratën e re të SHBA-së. Osmani ka folur për afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat politike që e pengojnë këtë proces.

 

Duke folur për rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, Vjosa Osmani ka thënë se ndonjëherë krijohet përshtypja sikur kriteret dhe vlerat nuk kanë rëndësi për disa vende anëtare të BE-se, duke përmendur Serbinë e cila pavarësisht se është vetëm 40 për qind në linjë me BE-në, pavarësisht se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, apo s’ka dëgjuar këshillat e tjera të BE-së, vazhdojnë të ecin përpara drejt anëtarësimit në BE, ndërkohë Kosova ende nuk e ka marrë as statusin e vendit kandidat.

Ajo mes tjerash ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj BE-së dhe NATO-s, ndikimin destabilizues të Rusisë dhe faktorëve të tjerë “malinj” në Ballkanin Perëndimor. “Nuk kemi ndaluar asnjëherë së bëri detyrat tona të shtëpisë, qofshin ato reformat ekonomike, rendi e ligji apo reformat për ta bërë sistemin tonë e demokracinë tonë më të fortë”, ka thënë Presidentja.

Intervista e plotë: 

Gazetarja: Mirë se vini në Forumin Evropian Alpbach dhe ju po shikoni TVP World. Është absolutisht kënaqësi të mirëpres në studion tonë këtu në Austri, presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Faleminderit shumë që jeni me ne.

Osmani: Faleminderit për ftesën është kënaqësi për mua.

Gazetarja: Kënaqësi që ju kemi në TVP World. Kosova ka bërë disa përpjekje kur është çështja tek sistemi elektoral, qëndrueshmëria ekonomike e në mbrojtjen e të drejtave themelore, e këto janë fjalë të thëna nga anëtarë të Parlamentit Evropian, që janë sinjal i rëndësishëm, por që megjithatë, ka ende disa sfida kur është fjala për Kosovën siç janë reformat në sistemin e drejtësisë, liria e medies, efikasiteti në sistemin publik administrativ. E gjithashtu kemi prezencë të vazhdueshme të  tensioneve midis Kosovës e Serbisë. Këto janë disa nga çështjet për të cilat dëshiroj të bisedojmë. Kështu që afërsisht çfarë mund të thoni se sa afër apo larg është ndoshta Kosova, drejt Bashkimit Evropian. E di që ju jeni një avokuese e përafrimit të Kosovës, por cili është opinion juaj?

Osmani: Është pyetje e vështirë për të dhënë përgjigje në aspektin  kohor të viteve. Por atë që mund të them sa i përket pritjes sonë, shpirtit tonë evropian e dëshirës sonë politike, e dëshirën e popullit tonë për t’iu bashkuar BE-së, jemi 97 për qind gati ose ndoshta 100 për qind sepse ne jemi një shtet që jemi plotësisht në të njëjtën vijë me BE-në. 97 për qind e popullit të Kosovës janë pro BE-së, pro anëtarësimit në BE e në NATO. Sa i përket reformave, qofshin ato në sundimin e ligjit, reformën ekonomike, reformën në të drejtat themelore njerëzore, në Ballkanin Perëndimor jemi shteti që qëndrojmë më së miri. Pra kur jemi tek vlerat, jemi deri diku afër. Por kur vjen puna tek politika e procedurat e vështira, jemi ende goxha larg sepse ju e dini që pesë vende të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo është një vështirësi. Por pastaj ka edhe pengesa  të tjera. Pavarësisht se Kosova është plotësisht e qartë, dhe pavarësisht se Kosova si shtet e shikon BE-në si sistem të bazës së vlerave, fatkeqësisht këto duket se nuk kanë arritur t’ia tërheqin vëmendjen e shumë vendeve anëtare dhe pastaj kjo duket tek nëse se edhe pse je në linjë me politikat e BE-së, vendos sanksione kundër Rusisë, sanksione kundër Iranit, apo veprime të tjera të cilat vërtetë të largojnë nga zona e rehatisë, por qëndron në atë çfarë është e drejtë, këto nuk kanë qenë të rëndësishme për BE-në. Sepse nëse e shikon se si rajoni ynë ka përparuar, Serbia si fqinji ynë, pavarësisht se është vetëm 40 për qind në linjë me BE-në, pavarësisht se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, apo s’ka dëgjuar këshillat e tjera të BE-së,  vazhdojnë të ecin përpara drejt anëtarësimit në BE. Kjo pastaj të jep ndjenjën se kriteret dhe vlerat nuk kanë vërtetë rëndësi, së paku për disa vende anëtare. Por ne po përpiqemi që t’i bindim ato e kjo nuk do të thotë se durimi ynë do të zbehët, përkundrazi, ne po punojmë në këtë sepse është proces. Është goxha një proces i gjatë dhe sigurisht se ka shumë njerëz që janë të frustruar. Por për ne nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër përveç BE-së. Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera. Ne nuk ngatërrohemi me fuqi malinje dhe është e kundërta për ne, ku i vetmi shteg është BE-ja dhe NATO dhe do të punojmë shumë fort për aq sa na kërkohet për të zënë vendin tonë të duhur në këto dy organizata. Për me e rëndësishmja është se këto janë baza të sistemit të vlerave dhe kjo është arsyeja përse duam t’i bashkohemi.

Gazetarja; E thatë një fjali shumë interesante se nuk flirtoni me fuqi të tjera. Çfarë do të thoshit lidhur me ndërtimin e marrëdhënies në raport me Rusinë, veçanërisht tani kur shohim luftën në Ukrainë, apo fushatat dezinformuese që po ndodhin, lufta hibride, siç edhe Polonia për shembull është  në situatë të vështirë. Si mendoni se Rusia po luan pjesën e vet kur vjen çështja tek procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE?

Osmani: Shpesh e them se kur shohim forcat malinje të Rusisë, Kinës e Iranit, një trekëndësh i djallit, përpjekjen e tyre për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor, këtë nuk e bëjnë për bamirësi. Ata këtë e bëjnë sepse kanë disa interesa strategjike për të shtrirë fuqinë e tyre, në një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të kontinentit evropian. Ato besojnë se duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke përdorur instrumente të ndryshme, dhe kjo më së shumti nga Rusia, është e qartë, duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ata duan ta destabilizojnë tërësisht bazën e sistemit të vlerave që janë BE-ja e NATO. Ju e dini ne jemi një lagje, jemi shumë afër njëri me tjetrin. Jemi vetëm katër orë larg vozitje nga Bullgaria apo katër orë larg vozitje nga Hungaria, e disa orë më shumë deri në Poloni. Është e qartë se kur një vend është në konflikt, të tërë janë të destabilizuar ashtu siç mund ta shohim nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Prandaj agresioni rus, historikisht ka qenë, por mund të shohim prezencën e tyre më të madhe në vitin 2022 kur u invadua Ukraina. Interesi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit Perëndimor për të pasur një efekt zinxhir e për të pasur një zonë të konflikteve në Evropë, në mënyrë që të tërheq gjithashtu vëmendjen  e BE-së nga Ukraina. Mendoj se Polonia e di më së miri se me aktorë sikurse Rusia, asnjëherë nuk mund të llogarisësh në dashamirësi. Është krejt e kundërta se çfarëdo që ata bëjnë, e bëjnë ssikurse që ka ndodhur përgjatë historisë dhe këtë na e tregon historia e nuk kemi nevojë ta zbulojmë rrotën. Ne vetëm kemi nevojë të mësojmë nga historia. Edhe kur ata ndërmarrin veprime të ndryshme, ata përgatiten le të themi për ndonjë sulm në të ardhmen ndaj ndonjë vendi. Sigurisht se përtej Ukrainës, Polonisë apo vendeve të tjera në atë rajon, ata gjithmonë historikisht kanë treguar interes për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Është shumë qenësore që pjesa jonë e Evropës t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s sepse mendoj se ajo do të përfundonte këto ëndrra të Rusisë për të destabilizuar Evropën në tërësi dhe të ndalonte Evropën si projekt i tërësishëm i paqes, dhe lirisë që ishte edhe qëllimi i themeluesve të saj. Është qenësore që ne kemi mbështetës dhe aleatë sikurse është Polonia dhe vende të tjera brenda BE-së sepse ju e dini se në çfarë po kalojmë, e dini kur shfaqet rreziku, e dini se çfarë është të kesh një fqinj të çmendur që ka tërësisht ide të tjera për demokracinë. Përtej armatosjes së Serbisë për të sulmuar fqinjët e saj, Rusia ka përdorur siç edhe ju e përmendet me të drejtë, instrumente të tjera e më së shumti përmes fushatave të dezinformimit e propagandës. Menjëherë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, në vitin 2022, ata kanë trefishuar shumën e parave për propagandë në Ballkanin Perëndimor. Ata kanë të ashtuquajturën Qendra Humanitare Ruse në Serbi e cila është jo shumë larg nga kufiri me Kosovën e që sipas  Departamentit Amerikan të Mbrojtjes është qendër e spiunazhit rus. Ju e shikoni se sa më shumë kohë kalon, Serbia merr më shumë para, më shumë armë, nga Rusia, Bjellorusia e tani edhe nga Irani që është edhe një rrezik tjetër. E sigurisht edhe me Kinën, është bërë vendi i vetëm në Evropë që ka FK3, sistemin e armatimit. Të gjitha këto tregojnë se ne kemi një aktor destabilizues në rajonin tonë, dhe kemi nevojë për përkrahjen e BE-së dhe NATO-s për ta ndaluar nga ndikimi i tërë rajonit për të mos shkuar në drejtim të gabuar. Në Kosovë nuk lejojmë as zero ndikim rus, kinez apo iranian. Megjithatë, kur ke vende fqinje që vazhdimisht janë pjesë e atyre ndikimeve malinje, duke u përpjekur ta destabilizojnë Kosovën, Bosnje e Hercegovinën  e të tjerat, krijohet vështirësi ashtu siç e thatë edhe ju. Por kjo nuk do të thotë se Kosova nuk është vend i sigurt. Madje është krejtësisht e kundërta. Në mënyrë të suksesshme kemi ndaluar çdo përpjekje nga Serbia, me mbështetjen edhe të aleatëve tanë nga NATO që janë në Kosovë, përfshirë edhe ushtarët e shkëlqyer nga Polonia, që kanë dhënë një kontribut të veçantë për paqe e siguri, për të gjithë qytetarët tanë, por në tërësi e kanë bërë tërë Ballkanin Perëndimor më të sigurt.

Gazetarja: Të ndalemi pak tek situata me Serbinë sepse atje tani ka një konflikt të madh që po vazhdon nga shoqëria civile. Patëm gjatë ditës një mysafir nga Serbia nga shoqëria civile i cili tha se Serbia është thuajse në prag të një revolucioni. Si mendoni se zhvillimet e fundit në Serbi mund të ndikojnë tek Kosova në këtë kohë?

Osmani: Mendoj se ajo çfarë po ndodhë në Serbi tani do të ndikojë në një rajon më të gjerë. Nuk do të thosha në mënyrë të veçantë vetëm Kosovë, por një rajon më të gjerë. Ashtu sikurse çfarë ndodhë me Rusinë që ndikojnë në një rajon më të gjerë apo mund të ndikojnë në tërë kontinentin evropian. Kur ke një vend që drejtohet nga një autokrat që nuk beson në vlerat e të drejtave të njeriut, në vlerat e rendit e ligjit, të shoqërisë civile, e lirisë së shprehjes, është e dukshme që gjithkund ka efekt negativ. Regjimi i Vuçiqit ka përdorur propagandën si instrumentin kryesor për dekada, e ndoshta vetëm sa për t’iu rikujtuar shikuesve tuaj, kur Millosheviqi ndizte e bënte luftëra në Kroaci, Bosnje e Kosovë, ai kishte zgjedhur një person për të qenë ministër i Propagandës. E ai ishte Vuçiq. Nga e gjithë ish-Jugosllavia, ai kishte zgjedhur një person për të qenë ministër i Propagandës, gjatë luftës. E ai ishte Aleksandar Vuçiq, njeriu që sot është president. Prandaj, ai këtë e bën më si miri, që është propaganda. Fatkeqësisht e ka përdorur në mënyrën që shumë i ka bindur në perëndim që mund të qëndrojë në dy karrige, të jetë mes Rusisë dhe Perëndimit, por ai nuk qëndron në mes. Ai qëndron në një karrige. E ajo është karrigia ruse. Tjetra pjesë është aktrim i pastër, bazuar në përvojën e tij i të qenit ministër i Propagandës në kohën e Millosheviqit. Pra propaganda është ajo që tani ai përdor kundrejt edhe popullit të tij.

Gazetarja: Ndjesë që po iu ndërpres, por së fundi ishte edhe adresimi i tij i fundit televiziv për qytetarët që protestonin duke pretenduar se po përpiqen të gjejë një mënyrë për të pasur bisedime për atë se çfarë po ndodhë në Serbi.

Osmani: Po, ai këtë e thotë për kohë të gjatë, por edhe një herë, nuk dua të hyj në punët e brendshme të Serbisë, por sa për sqarim për shikuesit tuaj, qytetarët atje po protestojnë për rend e ligj, kundër korrupsionit dhe mendoj se kjo është një vlerë shumë e rëndësishme për secilën shoqëri, për të kërkuar për më shumë rend e ligj, apo për të protestuar kundër korrupsionit e për të kërkuar më shumë të drejta të njeriut dhe liri. Kjo është qenësore do të thosha, se do të kishte efekte pozitive në tërë rajonin sepse një ditë Serbia do të drejtohet nga njerëz që besojnë në këto vlera fondamentale, ashtu si edhe në rend e ligj e që do të thoshte edhe marrëdhënie më të mira me fqinjët.

Gazetarja: Mendoni se ajo që po ndodhë në Serbi tani mund të tërheq vëmendjen nga shkaktimi i telasheve në raportet kur është çështja tek Kosova?

Osmani: Në fakt Vuçiqi e ka bërë gjithmonë të kundërtën. Sa herë që ka telashe brenda vendit të tij, ai përpiqet të shkaktojë problem në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë apo në tërë rajonin. Kjo është taktika e tij e zakonshme. Ai përdor kartën e tij nacionaliste duke thënë shikoni se çfarë po bëj, po shpëtoj njerëz, pra një propagandë e zakonshme. E në këtë drejtim, nuk mendoj se ai përqendrohet më shumë tek protestuesit. Është e kundërta. Ai mundohet të çojë vëmendjen diku tjetër. Ai e ka bërë këtë edhe më parë, por sigurisht se jemi të gatshëm ta mbrojmë shtetin tonë e ta zmbrapsim çdo agresion që mund ta ketë në mendje.

Gazetarja: Një nga çështjet që raportojmë në RTV World është edhe çështja e parlamentit, diçka që më duhet ta përmend sepse raportohet në lajme. Në kohën që po flasim, nuk po arrihet që të konstituohet Parlamenti duke zgjedhur kryetarin e Parlamentit të Kosovës. Si mendoni, ky paralizim e pengon Kosovën në realizimin e qëllimit për anëtarësim në BE?

Osmani: Derisa po flasim ka edhe një përpjekje në Parlament për tu konstituuar dhe fatkeqësisht qytetarët ende nuk kanë Parlamentin për të cilin kanë votuar. E gjithashtu edhe vullneti i qytetarëve i dalë nga zgjedhjet nuk është materializuar. Ashtu siç me të drejtë ju e përmendet në fillim të kësaj interviste, Kosova ka demokracinë më të fortë zgjedhore në rajonin tonë dhe gjithmonë kemi pasur bartje të lehtë të pushtetit dhe një demokraci shumë të fortë, sikurse gjatë zgjedhjeve, por edhe pas tyre. Në këto momente, do të quaja se asgjë s’po ndodhë më shumë sesa që po ndodhë diçka. Pra çështja është se tani nuk ka marrëveshje politike mes partive për të formuar një koalicion të shumicës sepse partitë politike nuk duan të punojnë me njëra-tjetrën. Ka mungesë besimi dhe goxha polarizim do të thosha e që është fatkeqësi sepse Kosova po humbë shumë. Sa më shumë kalon koha pa Parlament e pa Qeveri që duhet të votohet nga Parlamenti, më shumë po humbim projekte të BE-së, dritare të reja të mundësive tani me administratën e re amerikane me të cilët kam punuar në takimet e mija me ta atje. Pra si Presidente e shtetit, si kreu i shtetit dhe përgjegjëse për politikë të jashtme, bëj shumë, por shumica e atyre marrëveshjeve që arrij, duhet të shkojnë në Parlament për ratifikim apo tek Qeveria për zbatim. Pra ne kemi nevojë, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri me fuqi të plotë e gjithashtu edhe një parlament efektiv që mund të shikojë punën e Qeverisë sepse siç thash, jemi një demokraci e fortë me tri nivele të qeverisjes që kanë funksionuar shumë deri më tani. Shpresoj dhe dua të shfrytëzoj mundësinë që edhe një herë të thërras të gjitha partitë politike që të vendosin interesin e shtetit në radhë të parë, e të lënë dallimet anash, për tu munduar të krijojnë një koalicion, një koalicion parlamentar që të mund të ecë përpara sepse bota nuk na pret, sepse dritaret e mundësive për vende si ne janë vetëm pak të hapura, prandaj mendoj se kapja e momentumit është çelësi. Bota është shumë në lëvizje dhe nuk mund të pretendojmë se jemi prioritet i askujt në tavolinë për kohë të gjatë. Prandaj, kapja e këtij momentumi kërkon lidership dhe shpresoj se shumë shpejt ky lidership do të shfaqet tek liderët e partive politike e do të kemi parlament. Mendoj se kemi njerëz që thonë, shikoni kemi rastin e Belgjikës, kemi raste në Evropë, kemi Austrinë pa Qeveri që gjashtë muaj. E kuptoj këtë, por ne nuk e kemi atë luks për të pritur kaq gjatë sepse si vend që ka nevojë të ecë përpara, me kërkesën për shumë reforma, për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, kemi nevojë të lëvizim më shpejt, sesa vendet që tashmë janë pjesë e këtyre organizatave e nuk përballen me vështirësitë me të cilat përballemi ne.

Gazetarja: Situata aktuale, mendoni se aktorët si Rusia, Kina, Irani, si interefrojnë ato në proceset politike që janë aktualisht në Kosovë e ndoshta përpiqen të influencojnë rajonin e Ballkanit?

Osmani: Parlamenti Evropian e misioni i vëzhguesve evropianë kanë ardhur në përfundim se Serbia e sigurisht edhe ndikimi rus atje, kanë pasur ndikim në zgjedhjet në Kosovë, përmes partisë politike serbe në Kosovë. Ka gjithmonë ndikime të tilla ilegale nga Serbia të projektuara e montuara nga Rusia. Nuk kemi parë ndikime nga Irani e Kina në aspektin politik sepse është e qartë se mënyra e tyre e ndikimit është tërësisht tjetër që është ekonomike e të tjera. Por ndikime të tilla nuk kemi lejuar që të kalojnë. Sfida më e madhe siç e thashë është se Serbia vazhdon t’i shohë shtetet përreth sikurse shtete të përkohshme. Është e njëjtë një mendje imperialiste e hegjemoniste që ka Rusia. Përmes kësaj ata përpiqen të ndikojnë në proceset elektorale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e në tërë rajonin dhe kanë vazhduar ta bëjnë këtë për një kohë të gjatë të ndihmuara  nga Rusia. Tani nuk do të thosha se ka ndonjë ndikim tek ndonjë nga partitë e mëdha politike në Kosovë në atë se si sillen drejt krijimit të një Qeverie të re, apo si veprojnë drejt krijimit të një Parlamenti të ri. Më e shumta është në besimin personal që partitë politike kanë në atë se me kë duan e me kë nuk duan të punojnë. Nuk ka ndikim rus, serb apo ndonjë ndikim tjetër, pra është çështje lokale.

Gazetarja: Si përfaqësuese e shtetit tuaj, dhe qytetarëve tuaj, është e kuptueshme se jeni e fokusuar në planin e rritjes dhe anëtarësimin në BE sepse rritja  është një faktor shumë i rëndësishëm. Cilat janë hapat që Kosova do të ndërmarrë  për të bërë që kjo rritje të ndodhë  për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE?

Osmani: Qartësisht nuk kemi ndaluar asnjëherë së bëri detyrat tona të shtëpisë, qofshin ato reformat ekonomike, rendi e ligji apo reformat për ta bërë sistemin tonë e demokracinë tonë më të fortë. Edhe në këtë kohë kur ende nuk e kemi Parlamentin të konstituuar, Qeveria jonë vazhdon të punojë në atë drejtim. Për ne është thelbësore që hapat tonë drejt BE-së të mos ndalojnë asnjëherë. Nganjëherë janë hapa më të vegjël, nganjëherë janë të ngadalshëm, por asnjëherë nuk ka hapa prapa. Kjo është qenësore. Po punojmë  fort me disa shtete nga BE-ja për t’ia dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat sepse Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat. Është një proces shumë sfidues politik, por po punojmë në të. Mendoj se është interes strategjik i BE-së për t’i lejuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të lëvizur drejt anëtarësimit në BE, e ato janë gjashtë vende të këtij rajoni. Pesë prej tyre e kanë statusin e vendit kandidat e Kosova nuk e ka, qartësisht për shkaqe politike të brendshme që kanë disa vende. Nuk është se ato kanë diçka saktësisht kundër Kosovës, por kanë problemet e tyre të brendshme. Po mundohemi të gjejnë një rrugëdalje që të lëvizin përpara në atë proces në mënyrë që të hapim kapitujt e negociatave e pastaj i gjithë procesi do të shndërrohej në diçka shumë konkrete sepse ka detyra konkrete. Pra kjo është një fushë në të cilën po punojmë. Sa i përket çështjeve ekonomike, kemi ende shumë për të bërë. Kosova ka vërtetë potencial, duke pasur popullatën më të re në Evropë, të cilët janë të jashtëzakonshëm, flasin shumë gjuhë, e që mund të udhëtojnë në botë, të marrin shumë përvojë, e vërtetë të kontribuojnë për Evropën në tërësi e jo vetëm në Kosovë në aspektin e rritjes ekonomike. Siç thash edhe dje duke folur me student këtu në Alpbach, është vetëm çështje kohe kur rajoni ynë do të shikohet si potencial e jo si barrë për BE-në. Potencial për më shumë siguri, rritje ekonomike, më shumë teknologji, rini e do të thosha edhe për më shumë shpirt evropian. Pra një vend ku 97 për qind e tyre, vërtetë besojnë në Evropë e vlerat e saj, e që ishte besim i njëjtë sikurse themeluesit e saj. Jo Evropë e interesave apo Evropë e një makinerie parash. Evropë që qëndron mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rend e ligj. E kjo është ajo që gjithmonë e ka përkufizuar Evropën ndryshe, nga këto ato aktorët malinj që folëm pak më parë. Kjo është ajo përse duam t’i bashkohemi. Pra jo vetëm për rritjen ekonomike, ajo është e rëndësishme, por ne duam të fitojmë, ta fitojmë të jemi vërtetë evropianë e t’i kontribuojmë vlerave mbi të cilat qëndron BE-ja.

Gazetarja: Çfarë deklarate. E gjitha bazohet në një raport të barabartë këmbimi. Jep diçka e merr diçka e të pasurit një bashkëpunim të shëndetshëm. Faleminderit shumë zonja president. Ishte kënaqësi që ju patëm në RTP World.

Osmani: Është gjithmonë kënaqësi të jem me ju.

You Might Also Like

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Gjendet i vdekur një person në Gllamnik

Osmani takohet me presidentin e Austrisë: Një nga aleatët tonë më të fortë!

Kurti: Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën

Berisha: Uniforma e veteranit, flamur i gjallë i sakrificës sonë

Kosova Times August 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025
Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse
Harris njofton planet për uljen e taksave dhe çmimet e ushqimeve
Kartat e identitetit serbe për qytetet në Kosovë së shpejti do të jenë të pavlefshme në vendkalime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?