By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë
August 25, 2025
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
August 25, 2025
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
August 25, 2025
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Mbi 32 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, 21 mijë u aprovuan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Mbi 32 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, 21 mijë u aprovuan
Lajme

KQZ: Mbi 32 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, 21 mijë u aprovuan

Kosova Times
Last updated: 2025/08/25 at 5:58 PM
Kosova Times Published August 25, 2025
Share
SHARE

Me raportin informues lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të hënë.

 

Është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe sa është i hapur afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës nga 28 qershori deri dje, më 24 gusht 2025, KQZ-ja ka pranuar 8 mijë e 107 kërkesa, prej të cilave  kanë bërë të ditur se 7 mijë e 432 janë aprovuar, ndërkaq 675 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Afati për ndërrim të Qendrës së Votimit do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht 2025.

Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025.

Sipas të dhënave, të prezantuara nga Besnik Buzhala nga sekretariati i KQZ-së, prej 23 korrikut, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 25 gusht në ora 09:00,  janë aprovuar 21 mijë e 436 kërkesa të paraqitura përmes platformës elektronike, ndërkaq ka treguar se janë refuzuar 5 mijë e 244.

Ai ka bërë të ditura arsyet e refuzimit. “Për shkak se aplikuesit nuk kanë paraqitur dokumentin që dëshmon adresën e banimit apo adresa e deklaruar nuk është e njëjtë me adresën në dokumentin që e dëshmon atë”, tregoi ai.

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar që në faqen e KQZ-së të nxirret një sqarim i cili sipas tij do t’u ndihmonte aplikuesve për t’u regjistruar drejt.

Arianit Elshani që përfaqëson PDK-në aty, tha se kanë kërkuar nga administrata që të kryejnë të gjitha verifikimet që të mos përsëriten ngjarjet, siç tha ai, që kanë ndodhur në zgjedhjet lokale të 2021-ës as të atyre të 2017-s. “Por as në zgjedhjet e fundit parlamentare që dhe gjykata edhe PZAP, por edhe KQZ, ka vërejtur parregullësi në disa komuna që po kanë tendencë sërish të kenë një numër të më të madh të të regjistruarve në raport me popullsinë që e kanë këto komuna dhe në raport me me daljen e votuesve në këto komuna qoftë në zgjedhje parlamentare qoftë lokale. Nevojitet vigjilencë me e madhe e administratës në shqyrtimin e aplikacioneve”, tha ai.

Muharrem Nitaj anëtari i KQZ-së nga AAK-ja tha se nuk mund të jetë refuzimi pasojë e informimit të pamjaftueshëm.

Ndërkaq, Alban Krasniqi i Vetëvendosjes, i cili që nga fillimi i mbledhjes e shpalosi pankartën me mesazhin “Po pluraizmit, jo terrorizmit”,  tha se është e rëndësishme që procesi të mos kontaminohet.

Buzhala i Sekretariatit të KQZ-së ka treguar se në platformën e aplikimit për regjistrim e bashkëngjitur është edhe video që i ndihmon qytetarëve si të aplikojnë si votues jashtë Kosovës.

Tutje në këtë mbledhje, KQZ-ja miratoi programet për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit.

U bë e ditur se ky program do të përfshijë mijëra persona të cilët do të angazhohen në procesin zgjedhor, përfshirë ditën e zgjedhjeve, sikurse trajnerët, anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, anëtarët e ekipeve mobile për votimin e personave me nevoja të veçanta, numëruesit në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe stafin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Gjithashtu, u miratua procedura për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

U tha se udhëzuesi synon lehtësimin dhe garantimin e të drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e regjistrimit, evidentimit dhe votimit të Personave me Nevoja të Veçanta, të cilët nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre.

Udhëzuesi, sipas KQZ-së, përshkruan në detaje procesin dhe përgjegjësitë e Këshillit të Votimit të Ekipit Lëvizës, duke siguruar një proces zgjedhor transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore dhe rregulloret zgjedhore në fuqi.

Ndërkohë KQZ-ja gjatë këtij takimi ka marr vendim që të largojë nga lista votuese 1514 persona të vdekur.

“KQZ mori vendim për largimin e 1,514 personave, të cilët në ditën e zgjedhjeve do të kenë moshën 95 vjeç ose më shumë. Të gjithë këta persona janë pjesë e një liste të verifikuar se kanë ndërruar jetë. Procesi i verifikimit është realizuar nga Zyrtarët Ekzekutiv të KQZ në komuna të ndryshme të Kosovës”, thotë KQZ.

Ndërkohë një tjetër vendim që u mor aty ishte edhe ai për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë.

You Might Also Like

Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Gjendet i vdekur një person në Gllamnik

Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal

Osmani takohet me presidentin e Austrisë: Një nga aleatët tonë më të fortë!

Kosova Times August 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia prangos tre persona në aksonin kundër fajdeve në Prishtinë e Pejë

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
Muja: Opozita e ka qëllimin për të bllokuar formimin e qeverisë ‘Kurti 3’
Doli nga shtypi libri “Gjon Marku në magjinë e shkrimit” i shkrimtarit të mirënjohur, Mikel Gojani
Këto janë katër vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e fundit
Samiti i Procesit të Berlinit, në Tiranë, Rama uron shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?