“Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në këtë përvjetor, presidentja Osmani ka nderuar gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke shkruar faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shtuar Osmani.