By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”
November 20, 2025
BE shpreh keqardhje për ngërçin politik
November 20, 2025
Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit
November 20, 2025
Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici
November 20, 2025
Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit për interesa strategjike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit për interesa strategjike
Lajme

Osmani: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit për interesa strategjike

Kosova Times
Last updated: 2025/08/25 at 11:56 AM
Kosova Times Published August 25, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për TVP World, ka thënë se forcat e liga, si Rusia, po përpiqen të ndikojnë në Ballkan, sepse kanë një “interes strategjik” dhe synojnë të destabilizojnë sistemin e vlerave të BE-së dhe NATO-s.

 

Duke folur për këtë televizion në kuadër të Forumit Evropian në Alpbach, presidentja Osmani ka folur për ndikimin në rritje të “trekëndëshit të së keqes” dhe ka theksuar sfidat më urgjente për vendin.

“Shpeshherë them se kur shohim forca të liga si Rusia, Kina dhe Irani, këtë trekëndësh të së keqes që përpiqet të ndikojë në Ballkanin Perëndimor, ata nuk e bëjnë për bamirësi, por sepse kanë një lloj interesi strategjik”, ka thënë ajo.

Sipas saj, për Kosovën, problemi më i madh është Serbia. Duke cituar Misionin e Vëzhgimit Evropian, ajo ka thënë se është provuar që Serbia, “me ndihmën dhe mbështetjen e Rusisë”, ka ndërhyrë në zgjedhjet më të fundit parlamentare në Kosovë.

“Sfida jonë më e madhe, siç thashë, është fakti që Serbia vazhdon t’i shohë shtetet fqinje si shtete të përkohshme”, ka deklaruar presidentja, duke krahasuar këtë perspektivë me “mentalitetin imperialist dhe hegjemonist që ka Rusia.”

Megjithatë, presidentja Osmani ka thënë se në politikën e madhe të Kosovës, “nuk ka ndikim rus apo serb apo të ndonjë tjetri. Është gjithçka shumë lokale.”

Osmani ka deklaruar se Kosova është e etur për t’u anëtarësuar në BE, dhe se mungesa e një shumice parlamentare po bllokon projekte evropiane dhe bashkëpunimin me administratën amerikane.

Osmani: Vuçiq është mjeshtër i propagandës dhe zgjodhi karrigen e Rusisë

Presidentja Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mjeshtër i propagandës. Sipas saj, Vuçiqi përmes propagandës po i bën Perëndimit të besojë se ai qëndron mes dy karrigeve, por në të vërtetë ka zgjedhur të ulet në karrigen e Rusisë.

“Vuçiqi ka përdorur propagandën si mjet kryesor për dekada. Kur Millosheviqi shkaktonte luftë në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, ai e zgjodhi Vuçiqin ministër të propagandës. Nga e gjithë ish-Jugosllavia, Vuçiqi u emërua ministër i propagandës në kohë lufte. Sot, si president i Serbisë, ai është mjeshtër i propagandës. E përdor atë për ta bindur Perëndimin se është në mes dy karrigeve, por nuk është ashtu. Ai është në karrigen e Rusisë, ndërsa tjetra është vetëm aktrim, bazuar në përvojën time. Tash propagandën po e përdor edhe kundër njerëzve të tij”, ka deklaruar Osmani.

Ajo u pyet edhe nëse mendon se situata në Serbi, me protestat masive, mund të ndikojë në Kosovë.

“Kur Vuçiqi është në vështirësi në vendin e tij, ai tenton të shkaktojë probleme në Bosnjë, Kosovë dhe pjesë të tjera. Pastaj përdor kartën nacionaliste për të larguar vëmendjen. Por ne jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin tonë dhe ta neutralizojmë çdo agresion që mund të ketë në mendje”, ka deklaruar presidentja Osmani.

You Might Also Like

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së

Kosova Times August 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Muri “ujor” 14 metra i lartë që kënaq pasagjerët në aeroportin më të mirë në botë

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
Prittipati: SHBA e angazhuar për mbrojtjen e lirive fetare në Kosovë
Keqtrajtuan fizikisht qytetarin e prangosur, arrestohen 3 zyrtarët policorë
Kurti: Drejtësia për Ukshin Hotin është detyrim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?