By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kameleoni: Maskat dhe Stili i Delcy Rodriguez, Udhëheqëses së Re të Venezuelës
January 29, 2026
Trupat ruse sulmuan rajonin e Zaporizhzhisë. Ka viktima.
January 29, 2026
Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave
January 29, 2026
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste
January 29, 2026
Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve
Ballina 1Lajme

Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve

Kosova Times
Last updated: 2025/08/25 at 11:55 AM
Kosova Times Published August 25, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë institucionet shtetërore.

 

Presidentja Osmani ka theksuar se partitë politike duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të vendosin interesin e vendit para çdo gjëje tjetër.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje sërish të gjitha partive politike që të vendosin interesin e vendit para dhe t’i lënë anash dallimet. Duhet të përpiqen të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare që do ta çojë Kosovën përpara”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja e vendit, ka theksuar se si pasojë e kësaj bllokade politike, Kosova po humbet projekte të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe mundësi bashkëpunimi me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilat është punuar gjatë.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të kalojnë në Kuvend për ratifikim dhe në Qeveri për zbatim. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri funksionale dhe me kapacitet të plotë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë gjatë pa institucione funksionale.

“Dikush mund të thotë se Belgjika ka qëndruar dy vjet pa qeveri, Austria gjashtë muaj. E kuptoj, por Kosova nuk e ka këtë luks. Ne duhet të ecim përpara me reformat dhe me procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka theksuar se nuk beson që ka ndikim të jashtëm në vendimet e partive të mëdha politike në Kosovë.

“Është një çështje e besimit të tyre personal, se me kë duan të bashkëpunojnë. Është diçka shumë lokale”, u shpreh Osmani.

Dje ka dështuar tentimi i radhës për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, propozoi Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën, por kandidatët nuk  i morën votat e nevojshme.

Vazhdimi i radhës së seancës konstituive so të mbahet të martën në ora 11:00.

You Might Also Like

Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave

Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Kosova Times August 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani nga Krusha e Madhe: Fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Një kritik i kreut të Çeçenisë raportoi rrëmbimin e babait dhe vëllezërve të tij
Bytyqi e AAK-së: Kusari-Lila të tregojë pse Kosova është nën sanksione
Bislimi: Mërgata mbetet pjesë kyçe për zhvillim konstant e të qëndrueshëm
Pack alarmon: “Lëvizjet nacionaliste për shkëputje në rritje. Ne nuk duhet të injorojmë ndikimin e Serbisë dhe Rusisë…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?