Në person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit, kati i katërt i një një ndërtesë kolektive.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, tha per RTKlive se rasti është raportuar rreth orës 09:20 në rrugën “Sadik Bega”.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e Emergjencës dhe Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”,tha ai .
Veseli tha se personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj dhe ato të Sektorit Rajonal. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, shtoi ai.