Është mbajtur ora përkujtimore kushtuar atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Azem Beqiri.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar figurën e Beqirit si personalitet që gjithmonë ka gjetur rrugë për të shtrirë veprimtarinë atdhetare.
“Ka shkruar tekstin e një vargu ‘Për një flamur shqiptar’ e pastaj ka angazhuar një person që ta ngrisë atë flamur në fshatin Letancë dhe i ndihmuar nga Vezir Ukaj që të përshkruaj dhe shumëzoj programin e organizatës ilegale”, ka thënë ai.
“Aktakuza e tyre tregon edhe vendosmërinë e tyre por edhe frikën e okupatorit të atëhershëm ndaj LRBSH-së, ku udhëhiqej nga Adem Demaçi e që ishte shumë aktiv Azem Beqiri”, ka shtuar Kurti, duke lexuar aktakuzën e autoriteteve serbe ndaj veprimtarisë atdhetare të Beqirit.
“Azem Beqirin i cili e vazhdoi shoqërimin e angazhimin me bacë Demaçin ka mundur ta ndalë vetëm një gjë, vdekja e cila e mori në vitin 2005”, përfundoi kryeministri në detyrë.
Beqiri njihet për veprimtaritë e tij atdhetare dhe bashkëpunimin e tij me figura si Zeqir Gërvalla, Adem Demaçi dhe të tjerë, duke qenë pjesë e lëvizjeve për bashkimin kombëtar.