By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi nuk zgjedh nënkryetarin nga minoriteti serb, mbyllet seanca
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi nuk zgjedh nënkryetarin nga minoriteti serb, mbyllet seanca
Ballina 1Lajme

Kuvendi nuk zgjedh nënkryetarin nga minoriteti serb, mbyllet seanca

Kosova Times
Last updated: 2025/08/30 at 12:48 PM
Kosova Times Published August 30, 2025
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë nënkryetarin nga pakica serbe. Asnjëri prej deputetëve të propozuar nuk mori shumicën e mjaftueshme të votave. Si pasojë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive.

 

“Konsideroj se moszgjedhja nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin. Pas përmbylljes, Kuvendi duhet të vazhdojë punën siç parashihet në Kushtetutë,” ka thënë ai.

(E plotësuar) As Igor Simiq nuk merr votat për nënkryetar të Kuvendit

Deputeti serb Igor Simiq nuk arriti të marrë votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai mori 54 vota kundër, 22 abstenime dhe asnjë për.

(E plotësuar) Nenad Rashiq dështon të bëhet nënkryetar i Kuvendit

Nenad Rashiq ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, pasi tri herë nuk mori votat e nevojshme. Ai mori 56 vota për, asnjë kundër dhe 21 abstenime.

(E plotësuar) Miljana Nikoliq dështon të zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Deputetja nga radhët e komunitetit serb, Miljana Nikoliq, nuk është votuar për postin e nënkryetares së pestë të Kuvendit. Ajo dështoi tri herë të marrë votat e nevojshme.

(E përditësuar) Nis seanca me 1 minutë heshtje për Hilmi Ramadanin

Seanca e Kuvendit nisi me një minutë heshtje për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ilmi Ramadani. Tutje, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, foli për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve për këto krime.

Ai bëri thirrje shtetit serb që të përmbushë zotimet ndërkombëtare, duke treguar vendndodhjen e personave të zhdukur dhe duke hapur arkivat shtetërore në bashkëpunim me komisionin e përbashkët për personat e zhdukur, në mënyrë që të mundësohet identifikimi dhe kthimi i tyre tek familjarët.

Deputetët kanë nisur të mblidhen sërish sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është përpjekja e 60-të.

Sot mund të jetë dita e fundit që Kuvendi voton përmes shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Balje: Vështirë të vazhdojmë pa një përgjigje nga Kushtetuesja

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje tha se nuk beson se mund të vazhdojnë tutje pa një përgjigje të Kushtetueses. Sipas saj, deputetët e kanë problem të votojnë sepse nuk janë të sigurt nëse çështja e zgjedhjes së nënkryetarit është kushtetues.

“Deri tash kemi votu në pako për komunitetet, hapi që duhet me votu veç e veç është problematike”, tha Balje.

Nait Hasani: Kërkojmë që mos ta shkelim Kushtetutën

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, tha se votimi me short është një shkelje e Kushtetutës.

“Votimi me short është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për t’i vërtetuar thëniet tona. Prandaj kërkojmë që të mos ta shkelim Kushtetutën,” tha Hasani.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve, Hasani tha se duhet të krijohen institucionet, dhe pastaj me marrëveshje mund të shkohet në zgjedhje të reja.

Nenad Rashiq: E treta e vërteta

Kandidati nga komuniteti serb për nënkryetar të Kuvendit, Nenad Rashiq, para seancës konstituive tha se tani është radha e tretë e kandidimit të tij për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.

“Po, e treta herë është. E treta e vërteta, themi edhe ne”, tha Rashiq në një deklaratë të shkurtë para nisjes së seancës konstituive.

Armend Zemaj: Bllokada lidhet me formimin e Qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se procesi i konstituimit të Kuvendit po zgjat më shumë se sa duhet. Sipas tij, vonesat lidhen drejtpërdrejt me formimin e Qeverisë

“Konstituimi po zgjat përtej arsyeshmërisë. Çështja është te numrat për qeveri dhe VV-ja nuk është e interesuar deri të kalojmë në një momentum tjetër, derisa të ketë siguri që ka numra për krijimin e qeverisë. E gjithë kjo bllokadë lidhet rreth formimit të qeverisë”, tha Zemaj.

Albulena Haxhiu: Sot mund të jetë seanca e fundit

Pak para nisjes së seancës nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu deklaroi se kjo mbledhje mund të jetë e fundit. Ajo theksoi se pret votat nga AAK-ja e Nisma për votimin e kandidatit nga komuniteti serb për nënkryetar, Nenad Rashiqin.

“Sot mund të jetë seanca e fundit sepse nëse sot të gjithë hedhen në short dhe nuk ka tjetër që pret, atëherë nuk ka arsye të mblidhemi pas 48 orëve. Është e rëndësishme ta konstituojmë Kuvendit sepse kjo situatë çon në zgjedhje. ne nuk jemi të interesuar të shkojmë në zgjedhje, mendojmë se duhet të konstituohet”, deklaroi ajo.

Time Kadrijaj: Nuk pritet të ketë votim për nënkryetarin e Kuvendit sot

Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u pyet nëse pritet të votohet sot nënkryetari i Kuvendit nga radhët e pakicave serbe.

Ajo tha se nuk pret rezultate për këtë çështje. “Nuk po besoj,” deklaroi shkurt Kadrijaj.

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim

Murati: Rritja e pagës minimale do të bazohet në dialog social

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kosova Times August 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WSJ: një nga ekonomistët kryesorë të Kinës dënoi Xi – dhe u zhduk

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Policia e Kosovës për vrasjet e grave: Në të dy rastet, kemi ndërmarrë veprime konkrete
Haradinaj: Do të kërkojmë konsultë para seancës, mund të votojmë emra tjerë
Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadorin zviceran, bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit
Horoskopi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?