By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FSK hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet jo shumicë
September 22, 2025
Operacioni Roja Lindore: Si po e forcon NATO mbrojtjen e saj kundër kërcënimit nga Rusia
September 22, 2025
Robert Rrahmani shpallet `Ylli i Javës` në Superligë
September 22, 2025
Gërxhaliu: Zgjedhjet dhe iluzioni i rritjes ekonomike
September 22, 2025
Planetariumi i Pragës – kupola më e madhe LED në botë dhe magjia e hapësirës në zemër të qytetit
September 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi
Ballina 1Lajme

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Kosova Times
Last updated: 2025/08/31 at 8:17 PM
Kosova Times Published August 31, 2025
Share
SHARE

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, në një intervistë për RTK, ka thënë se ngërçi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi demokratik.

 

Ai ka theksuar se kriza nuk pritet të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme, por e pengon funksionalitetin e institucioneve dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik. Sipas tij, situata e dobëson Kosovën në dialogun me Serbinë, ndërsa hapi i parë i domosdoshëm është arritja e një marrëveshjeje për qeveri funksionale.

Intervista e plotë: 

Gazetarja: Si e interpretoni situatën aktuale në Parlamentin e Kosovës – është thjesht një mosmarrëveshje rutinë politike apo reflekton dobësi më të thella institucionale?

Serwer: Kjo është një lloj mosmarrëveshjeje që haset shpesh në sistemet parlamentare. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

Gazetarja: Në çfarë mase kjo krizë ndikon në besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e shtetit?

Serwer: E vlerësoni ju më mirë se unë nëse qytetarët janë realisht të shqetësuar. Nga jashtë, duket se shoqëria vazhdon të funksionojë normalisht.

Gazetarja: Kosova shpesh është përshkruar si një “histori suksesi e demokracisë” në Ballkan. A rrezikojnë ngërçet e përsëritura politike ta dëmtojnë këtë imazh?

Serwer: Pa dyshim, po. Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar.

Gazetarja: Cilat mund të jenë pasojat për stabilitetin e brendshëm të Kosovës nëse kriza vazhdon e pazgjidhur?

Serwer: Nuk pres paqëndrueshmëri të brendshme si pasojë e saj.

Gazetarja: Si ndikon kjo krizë parlamentare në pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë – a e dobëson apo e forcon qëndrimin e saj?

Serwer: Dialogu, në fakt, është i pezulluar – jo vetëm për shkak të situatës në Kosovë, por edhe sepse Serbia nuk ka treguar gatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura më herët. Në këtë kuptim, kriza e dobëson Kosovën në përgjithësi.

Gazetarja: A ka gjasa që Serbia ta shfrytëzojë këtë moment të mosmarrëveshjeve të brendshme në Kosovë për të avancuar agjendën e saj diplomatike?

Serwer: Beogradi me gjasë do të tentojë. Megjithatë, gjendja e brendshme në Serbi është më pak stabile dhe më pak demokratike sesa ajo në Kosovë.

Gazetarja: Si pritet ta interpretojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian këtë ngërç – si një sfidë të përkohshme apo si shenjë të problemeve afatgjata?

Serwer: Unë nuk mendoj se kjo është pasqyrim i problemeve më të thella dhe afatgjata. Kosova ka pasur rotacion të pushtetit në mënyrë të përsëritur pa këtë lloj bllokade, e cila kësaj here është krijuar nga një rezultat zgjedhor i paqartë dhe politikanë kokëfortë.

Gazetarja: A mund të ndikojë kjo situatë në përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë?

Serwer: Kosova nuk mund të bëjë përparim politik pa një qeveri të plotësisht funksionale. Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar, shumë pjesë të acquis communautaire nuk mund të zbatohen.

Gazetarja: Cilat do të ishin hapat më urgjentë që liderët politikë duhet të ndërmarrin për të rikthyer funksionalitetin dhe besimin në institucione?

Serwer: Ardhja në një marrëveshje për formimin e një qeverie funksionale dhe të fuqizuar është hapi i parë i domosdoshëm.

Gazetarja: Duke parë përpara, a besoni se Kosova ka kapacitetin të forcojë kulturën e saj demokratike dhe të shmangë kriza të ngjashme në të ardhmen?

Serwer: Po. Demokracia nuk zhvillohet brenda natës, dhe çdo demokraci përballet me sfida. Edhe Shtetet e Bashkuara sot po përballen me disa sfida shumë serioze.

You Might Also Like

FSK hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet jo shumicë

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

“Diella”, mesazh në konferencën në Nju-Jork: IA nuk i zëvendëson njerëzit

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Kosova Times August 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero, nëse nuk votohen

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Aksident i rëndë në Rahovec, humb jetën një person
ShBA i shton dy kompani evropiane të vëzhgimit në listë të zezë
Japonia e quan “akt armiqësor kundër njerëzimit” përdorimin e armëve bërthamore
Komandanti i KFOR-it dhe Hennessey flasin për sigurinë dhe dialogun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?