By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim
Lajme

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times
Last updated: 2025/09/01 at 11:11 PM
Kosova Times Published September 1, 2025
Share
SHARE

Në fillim të vitit të ri shkollor, partitë opozitare kanë adresuar urimet, por edhe kritikat ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për gjendjen e sistemit arsimor të vendit. Ata kanë ngritur shqetësime për mungesën e reformave, mënyrën e subvencionimit të librave shkollorë dhe kushtet e vështira në të cilat zhvillohet mësimi.

 

Sipas tyre, prindërit përballen me kosto të larta për sigurimin e teksteve, mësimdhënësit punojnë pa mbështetje të mjaftueshme dhe mungesën e mjeteve digjitale në shkolla.

Në ditën e parë të fillim vitit të ri shkollor, partitë opozitare uruan por edhe drejtuan kritika në adresë të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverinë për gjendjen e arsimit në vend.

Duke uruar një vit të mbarë shkollor, kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka shkruar se arsimi mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës, ndaj investimi më i madh që mund të bëjmë është ai në dije, në rini dhe në shkollën tonë, sepse aty fillon çdo e ardhme më e mirë për vendin.

Ndërkohë, gjatë një konference, Lidhja Demokratike kritikoi Ministrinë e Arsimit për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore, për mungesë reformash në sistemin arsimor dhe mungesë të investimeve serioze në këtë fushë.

“Për fat të keq, ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur. Nuk ka pasur reforma përmbajtësore që të ngritin cilësinë në arsim. Fëmijët ndjekin mësimin në kushte minimale, ndërsa mësimdhënësit gjenden pa paga dinjitoze, pa përkrahje të duhur dhe me kushte të vështira pune. Ata nuk kanë mjete digjitale, as kurikulë digjitale. Po ashtu, prindërit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e teksteve, sepse Ministria e Arsimit, në pamundësi për të përmbushur obligimet ligjore, ia ka kaluar këtë përgjegjësi atyre. Shumica e prindërve sot, më 1 shtator, nuk i kanë marrë subvencionet e planifikuara për shkak të vonesave dhe mungesës së librave në librari e shtëpi botuese. Për më tepër, kostoja e librave është dukshëm më e lartë sesa do të ishte në rast se MAShT do t’i siguronte vetë”, tha Jehona Lushaku- Sadriu, deputete në LDK.

Deputetja e LDK-së theksoi se çmimi mesatar i librave bazë për filloristët është 120 deri në 140 euro, ndërkohë që mbështetja e Ministrisë së Arsimit është vetëm 80 euro.

Në këtë ditë të parë për shkollarët e vendit, edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, pos urimit nderoi sakrificën e mësimdhënësve, që nëpër kohë të ndryshme bartën mbi supe barrën e madhe kombëtare për ngritjen e brezave të tërë. Haradinaj shkroi se në këtë kohë arsimi është përballë sfidave të mëdha, duke nisur nga problemet me tekstet shkollore, kushtet e rënduara për mësim, paga nën dinjitet të mësimdhënësit dhe problem për t`i siguruar librat shkollorë, që mbeten më shumë barrë e prindërve.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times September 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Berisha: Shqipëria s’plotëson kriteret e BE-së, veç atij gjeostrategjik

Kosova Times Kosova Times October 13, 2025
Ambasada e Shqipërisë nesër hap librin e ngushëllimeve për Ismail Kadaren
Sardele të marinuar nga Mali Athos
Blic: Serbët po ikin nga afërsia e Zrenjaninit, duke shitur masivisht shtëpi për rreth 20.000 euro: Çfarë po ndodh?
Shqipëria dhe Kina me marrëveshje për heqjen e vizave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?