Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni deklaroi se Shqipëria nuk është lëkundur asnjëherë në raport me dëshirën për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.

 

Pyetur mbi deklaratat e Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, se Shqipëria është një prej favoriteve reale për t’u bashkuar së shpejti me Bashkimin Evropian, Rama shpresoi që edhe vendet e tjera të bien dakord. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së gjerë brenda BE-së për të realizuar këtë qëllim.

“Mund të thoni se kur sepse Marta do që ta bëjë këtë, por të shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën kur të vijë momenti.

Kjo nuk është kaq e dukshme. Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, e qepën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Ata që janë brenda BE-së të përpiqen të jenë më të lumtur. Është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Europë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim, por për faktin se bashkimi duhet të jetë më i fortë e që shumë gjëra duhet të ndryshojnë”, tha Rama ndërsa i bëri thirrje Europës që të mbështesë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit, duke theksuar se ky proces duhet të shoqërohet me një forcim të mëtejshëm të Bashkimit Europian për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të bashkuar për të gjithë.

Rama gjithashtu u shpreh për sfidat që përballet Europa sot, duke iu referuar asaj si një “pacient me 27 mjekë”, ku secili shtet anëtar ka interesat e tij të veçanta.

“Për të pasur një bashkim tërësor, që kujdeset plotësisht për të gjithë organizmin e pacientit, në të kundërt do kemi një rënie të pashmangshme. Problemi kryesor që ka Europa, është çfarë drejtimi do të marrë? Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në SHBA? Apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithsecilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet. Nuk ka shans të ndahesh e të dalësh nga ky klub i madh e pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh sateliti i dikujt tjetër“, deklaroi kryeministr.

Ai theksoi se BE ka nevojë për një bashkim më të fortë dhe një qasje më të koordinuar, për të shmangur rënien e mundshme.

“Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe administratës që mund të jetë një gjë e mirë, por hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë.

Në Amerikë psh shpikin Open AI, ndërsa në Europë shpikin rregulloren për momentin që kur dikush të vijë të shkohet në të njëjtin drejtim. Kjo e  bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin, shumë herë më të artikuluar kur vjen fjala për rregulloret, por ka një ekuilibër që Europa do që ta gjejë”, tha Rama.