By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë synonte stabilizim ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë synonte stabilizim ekonomik
Ballina 1Lajme

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë synonte stabilizim ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2025/09/04 at 8:19 PM
Kosova Times Published September 4, 2025
Share
SHARE

Në Zyrën Ovale, më 4 shtator të vitit 2020, kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, nënshkruan një marrëveshje, e cila u quajt historike.

 

“Është një ditë historike, një ditë e madhe për një pjesë të bukur të botës. Kam kënaqësinë që të shpall një zotim tejet historik, Serbia dhe Kosova janë pajtuar të përkushtohen për normalizim ekonomik”, kishte thënë Trump.

Pesë vjet më pas, kjo marrëveshje, që u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve mes dy shteteve, mbetet pa zbatim të plotë.

Një mundësi të humbur e ka quajtur tani, këtë marrëveshje, nënshkruesi i saj Avdulla Hoti.

Hoti ka nënvizuar se nëse do të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do ta merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike përmes gazit në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e

Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore.

Në aspektin politik, Hoti kujton se marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërkohë, analistët janë të ndarë sa u përket përfitimeve dhe humbjeve të Kosovës nga kjo marrëveshje.

“Për fat të keq, Kosova ka humbur shumë nga mosrespektimi i kësaj marrëveshje, nga mosrealizimi i kësaj marrëveshje, sepse ka pas dëme edhe në aspektin ekonomik edhe në atë politik. në aspektin ekonomik natyrisht planet që kane qenë për investimet në infrastrukturë dhe veçanërisht në gazifikim nuk janë realizuar, por edhe në aspektin politik ka pas humbje të mëdha sepse edhe pse kjo s’është realizuar, s’ka pas zëvendësim të kësaj marrëveshje”, ka thënë analisti Artan Muhaxhiri.

“Marrëveshja në fjalë nuk ka qenë dhe aq të themi në dobi dhe e ekuilibruar për Kosovën, ka qenë një marrëveshje e karakterit jo për ta zgjidhur kontekstin historik dhe konfliktin që kemi me Serbinë për një marrëdhënie paqësore, por më tepër me premisa ekonomike dhe madje rajonale, jo vetëm në realiconet Kosovë- Serbi por për rajonin, madje në planin ndërkombëtar luftimi i terrorizmit e kështu me radhë”, ka thënë analisti Mazllum Baraliu.

Në përputhje me marrëveshjen, Kosova pranoi ta respektojë një moratorium njëvjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, gjë të cilën e ka zbatuar gjatë periudhës së përcaktuar.

Po ashtu, Serbia u zotua ta ndalë përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times September 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
DASh: Tensionet me Serbinë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja
Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE-në dhe ShBA-në
Ulen statistikat e zeza të aksidenteve
Aliu e kryediplomati malazez flasin për rrugët që lidhin dy vendet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?