Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 191.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, numrin 174.

Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170.

Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186.

Lista Guxo në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 118.

Alternativa në fletëvotim do ta ketë numrin 103.

Partia Socialdemokrate do ta ketë numrin 149.

Me numrin 101 do të garojë Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin.

Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.