Sipas njoftimit, nga këto raste, 50 kanë të bëjnë me dhunë në familje, një me vrasje, një me sulm seksual, një me tentim vrasje dhe një me shkelje të Urdhrit për Mbrojtje (KUM).

Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar gjithsej tetë kërkesa për Urdhër për Mbrojtje në gjykatë dhe 11 kërkesa për Urdhër për Mbrojtje Emergjente (KUME). Po ashtu është bërë një kërkesë për vazhdimin e urdhrit për mbrojtje nga pala dhe tre kërkesa për ndërprerjen e tij.

Gjykatat kanë miratuar gjithsej 19 aktvendime dhe kanë refuzuar një, ndërsa janë zhvilluar 72 seanca gjyqësore dhe 16 seanca në prokurori.

Mbrojtësit e viktimave kanë ofruar gjithsej 62 këshilla juridike, janë shpallur 10 aktgjykime dënuese dhe dy lirues, ndërsa janë marrë pesë vendime për kompensimin e viktimave dhe një refuzim i kërkesës për kompensim. Një kërkesë për kompensim është paraqitur nga fondi për viktima.

Në kuadër të mbështetjes institucionale, është bërë një përfaqësim i rastit në polici, tri përfaqësime në strehimore dhe gjashtë referime në Qendrat për Punë Sociale (QPS).