Kësaj here për t’u nderuar me mirënjohje për sakrificën dhe guximin e tyre të treguar atë kohë të brishtë. Kryetari Besim Ilazi tha se e çmojmë dhe vlerësojmë kontributin e secilit delegat të asaj kohe, ku me guxim dhe sakrificë arritën qëllimin e tyre.

Kryetari poashtu falenderoi edhe qytetarët guximtarë kaçanikas të cilët realizuan në përpikmëri skenarin e pritjes dhe përcjelljes të secilit pjesmarës të kësaj ngjarjeje.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Komunës së Kaçanikut të përgëzoj të gjithë delegatët e gjallë, në krye me Kryesuesin e atëhershëm të Kuvendit, zotin Ilaz Ramajli për guximin dhe aktin e trimërisë, ndërkaq për ata që kanë ndërruar jetë shpreh respektin më të thellë institucional në emër të Komunës së Kaçanikut.
Kam nderin të përgëzoj edhe qytetarët e Kaçanikut për angazhimin e tyre e veçanërisht ata të cilët patën guximin të presin e shoqërojnë në fshehtësi delegatët e Kuvendit të atëhershëm” tha në fjalën e tij kryetari Ilazi.
Në  fund të fjalimit të tij uroi që kjo ngjarje të mos jetë vetëm në nivel komunal, por të kaloj në nivelin e organizimit shtetëror për vetë rëndësinë dhe peshën historike që ka.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës të asaj kohe Ilaz Ramajli, i cili evokoi kujtime nga ajo ditë, ndërsa në emër të delegatëve falenderoi institucionet komunale për kujdesin dhe interesimin e përvjetshëm për të shënuar këtë ditë, duke shpresuar që viteve të ardhshme kjo ngjarje të shënohet edhe nga niveli qendror ashtu siç e ka edhe rëndësinë historike, ndërsa Kaçaniku do të jetë gjithmonë nikoqir.  Kryetari Ramajli poashtu theksoi rëndësinë e transmetimit të kësaj historie tek brezat e rinjë, duke ruajtur kështu kujtesën historike.
Delegatët e pranishëm në këtë takim, shprehën emocione dhe mburrje për tërë ngjarjen e zhvilluar të asaj kohe, ndërsa u shprehën falenderues për tërë pritjen dhe mirënjohjet e ndara nga Kryetari Ilazi.

Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990, më 7 Shtator në Kaçanik, u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.