By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kushtetuesja po funksionon si hije politike e opozitës ndaj VV-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kushtetuesja po funksionon si hije politike e opozitës ndaj VV-së
Ballina 1Lajme

Kurti: Kushtetuesja po funksionon si hije politike e opozitës ndaj VV-së

Kosova Times
Last updated: 2025/09/07 at 2:43 PM
Kosova Times Published September 7, 2025
Share
SHARE

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po funksionon si një hije politike e opozitës kundër Vetëvendosjes. Ai ka theksuar se, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe katër nënkryetarëve, Gjykata ndërmori një masë të përkohshme me kërkesë të Listës Serbe.

 

Sipas tij, kjo është e ngjashme me një vendim që do ta merrte Arben Vitia, nëse do të lëshonte një raport mjekësor për t’i dërguar në pushim mjekësor shtatë gjyqtarët për shkak të gjendjes së tyre të rënduar.

Kurti ka theksuar se, nga katër muaj e gjysmë që nga mesi i prillit, tre muaj janë vonesë e vetë Gjykatës Kushtetuese. Ai ka shtuar se është dashur një muaj e gjysmë për trajtimin e ankesës së AAK-së, si dhe po aq për ankesat e LDK-së dhe PDK-së. Sipas tij, opozita i drejtohej Gjykatës Kushtetuese në çdo moment. “A e dini pse? Sepse pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në vitin 2018, kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese ka penguar punët e mira të Qeverisë. Ai ka përmendur se në tetë raste të ndryshme, me vendimet e saj, janë bllokuar nisma reformuese të ekzekutivit, duke i shpallur si antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka tërhequr vëmendjen edhe për mënyrën se si qytetarët dhe institucionet po informohen. “Nëse ata që kanë për detyrë të informojnë nuk kanë filtra ndaj këtyre lajmeve dhe nuk i bëjnë me qëllim, duhet ne si aktivistë dhe qytetarë të kemi filtrat tonë ndaj këtyre lajmeve dezinformuese”, ka thënë ai.

Në vazhdim, Kurti ka folur edhe për Serbinë, duke thënë se gjatë këtyre viteve ia kanë zbuluar fytyrën e vërtetë Aleksandar Vuçiqit. Ai ka theksuar se protestat në Serbi po organizohen nga populli dhe jo nga kryeministri i Kosovës.

“Duhet pasur kujdes edhe për adresat ku po informohemi dhe kush po i thotë ato. Nëse ata që e kanë për detyrë të informojnë nuk kanë filtrat e lajmeve, nëse nuk i bëjnë me qëllim, duhet ne të kemi filtrat tonë të këtyre informacioneve, shpesh dezinformuese. Nuk ka si të mos të lidhet me fqinjët tanë veriorë, me të cilët kemi kontrast të thellë, edhe sa i përket të kaluarës, tashmes dhe të ardhmes. Ne luftojmë krimet e luftës, i zbardhim ato, ndërkaq ata nuk i pranojnë dhe i mohojnë krimet e kryera. Meqenëse ne dëshirojmë BE-në dhe NATO-n, Serbia po orientohet nga Federata Ruse. Ju e patë që Vuçiq më kishte akuzuar mua se unë po i organizoj e urdhëroj protestat atje, se ato po bëhen nga ne. Kjo nuk është çudi, po ndodh me të gjithë diktatorët që janë shkëputur nga populli i tyre, të cilin e shtypin dhe nuk i besojnë. Në rrethana kur nuk i beson popullit, gjithçka po duket se ia bëjnë nga jashtë. Aleksandër Vuçiqit protestat po ia organizon populli i Serbisë, dhe jo kryeministri i Kosovës”, ka thënë Kurti.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times September 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit

Kosova Times Kosova Times December 18, 2022
Forcat Ajrore Ukrainase thonë se kanë kapur robër lufte ruse të abuzuar nga komandantët në Kursk
Osmani pret sot në takim ministrin hungarez që po qëndron në Kosovë
Hovenier uron për Pashkë sa më të lumtura
Kurti: Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë më të thjeshta se zgjidhjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?