By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mos pagimi i gazetarëve të MCN TV prej gjashtë muajsh nuk është thjesht një shkelje kontraktuale!..
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mos pagimi i gazetarëve të MCN TV prej gjashtë muajsh nuk është thjesht një shkelje kontraktuale!..
Opinion

Mos pagimi i gazetarëve të MCN TV prej gjashtë muajsh nuk është thjesht një shkelje kontraktuale!..

Kosova Times
Last updated: 2025/09/07 at 11:41 AM
Kosova Times Published September 7, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Mos pagimi i gazetarëve të MCN TV prej gjashtë muajsh nuk është thjesht një shkelje e rëndë kontraktuale, por përfaqëson skandalin më të madh të viteve të fundit brenda komunitetit mediatik shqiptar. Ky rast nuk është një çështje e zakonshme mes punëmarrësve dhe punëdhënësit, por një këmbanë alarmi që duhet të zgjojë jo vetëm gazetarët e prekur, por mbi të gjitha shoqatat e shumta që vetëshpallen si mbrojtëse të interesave të tyre. Heshtja, belbëzimi apo reagimi i vakët i ndonjë prej tyre është tregues i një farse që ka vite që përsëritet: kur vjen puna te të drejtat reale të gazetarëve, “zërat e fuqishëm” kthehen në inekzistentë.

Në vend të solidaritetit, shohim një spektakël mediokër ku shumë “gazetarë–analistë” që bredhin nga një studio në tjetrën duke komentuar politikën, ekonominë, sportin e deri te seksologjia, nuk kanë guximin të thonë një fjalë për kolegët e tyre që po shfrytëzohen dhe poshtërohen financiarisht nga pronarët e mediave. Ky është kulmi i paradoksit: ata që e kanë profesion të shpallin “të vërtetën” nga ekrani, nuk gjejnë kurajën të përballen me të vërtetën më elementare – shkeljen brutale të dinjitetit të punës së gazetarëve.

Unë personalisht, si gazetar, si kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Fier dhe si drejtues i medias Newsalbania.al, nuk mund të hesht. E denoncoj me neveri këtë sjellje të pronarit të MCN TV, duke e konsideruar jo vetëm një fyerje ndaj gazetarëve të asaj redaksie, por një kërcënim të hapur për gjithë profesionin. Ftoj kolegët me këllqe, përfaqësuesit e ndershëm të mediave dhe çdo gazetar që ende beson në etikën e profesionit, të bashkohemi në protestë. Heshtja sot do të thotë varfëri e sigurt nesër, do të thotë zhdukje e së drejtës për të punuar me dinjitet në këtë vend.

Ky nuk duhet të jetë vetëm një akt simbolik zemërimi. Është momenti që komuniteti i gazetarëve të kërkojë me forcë dhe këmbëngulje hetimin e thelluar të situatës në këtë televizion. Organeve ligjzbatuese u takon të marrin nën kontroll dhe verifikim çdo shkelje që i është bërë kontratave, sigurimeve shoqërore dhe të drejtave të punëmarrësve. Sepse gazetarët nuk janë skllevër të një pronari të pasuruar me tendera apo favore politike. Ata janë zëri i shoqërisë, por zëri i tyre do të mbetet bosh, nëse nuk fillon së pari me mbrojtjen e vetvetes.

You Might Also Like

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

Kosova Times September 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 18 korrik 2025

Kosova Times Kosova Times July 18, 2025
Kina po fsheh një epidemi të re?! Spitalet e tyre janë plot me fëmijë, OBSH kërkoi një shpjegim
ZRRE: Nga 16 gushti bizneset pa kontratë furnizimi shkëputen nga rrjeti
KPM ndalon transmetimin e spotit të Listës Serbe
Kurti në Podujevë: Kudo në Kosovë po punohet për kushte më të mira jetese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?