Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në Malësi të Madhe të Shqipërisë, duke çuar në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se aksioni u zhvillua në fshatrat Alijaj dhe Jeran, në njësinë administrative Kastrat, ku këta persona dyshohen se kanë kultivuar 12 597 bimë kanabisi.

 

Në pranga kanë rënë disa persona.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë kanabis, në formë boçeje dhe një sasi në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.