Kosova ka mësuar kundërshtarët në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.
Dardanët janë në Grupin C, ku do të përballen me Sllovakinë dhe Shqipërinë.
Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.
Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Ndeshja e parë e Dardanëve do të jetë kundër Kuqezinjve më 30 nëntor. Kjo do të jetë ndeshja e vetme në Dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026.
Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik.
Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur në shumë ndeshje miqësore, por asnjëherë në garat zyrtare me seniorë. Ndërkohë, Kosova dhe Sllovakia janë ndeshur dy herë, në kualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023, ku sllovakët fituan në shtëpi 91:67, në nëntor 2020, kurse në shkurt 2021, fituan në Prishtinë 77:73.
Kosova dhe Sllovakia janë ballafaquar katër herë në miqësore, ku sllovakët prijnë me tri fitore dhe një fitore u takoi Dardanëve.
Orari i ndeshjeve
27 nëntor 2025
Sllovakia-Shqipëria
30 nëntor
Shqipëria-Kosova
27 shkurt 2026
Kosova-Sllovakia
2 mars 2026
Shqipëria-Sllovakia
2 korrik 2026
Kosova-Shqipëria
5 korrik 2026
Sllovakia-Kosova