Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë.
Sipas Policisë, në një veturë me targa vendore është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
“Zyrtarë policorë të të SPMK–Muqivercë në bashkëpunim me njësitet e SP–Kamenicë, rreth orës 17:00, pas një organizimi taktik, kanë arritur të parandalojnë një tentativë për kontrabandë. Në fshatin Berivojcë- Kamenicë, është ndaluar një veturë me targa vendore, me drejtues një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, në të është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallit në Doganën e Dheut të Bardhë”, thuhet në njoftim.