Presidentja Osmani ka theksuar se gjërat marrin një drejtim krejt tjetër kur sulmohen fëmijë të vegjël, të cilët nuk kanë asnjë faj që nëna e tyre mban qëndrime të caktuara politike, qëndrime për të cilat ajo shprehet krenare dhe do të jetë gjithmonë, jo vetëm gjatë kohës sa është në politikë.

“Ajo që ndodhi dje, me publikimin e një sërë shpifjesh, është e papranueshme. Por besoj se për qytetarët e Kosovës, dhe për çdo prind, është e qartë se dy fëmijë të vegjël, në asnjë moment, nuk dëshirojnë të jenë të përcjellë nga mbrojtja e afërt. Kjo është shumë e dëmshme për psikologjinë e tyre, për rritjen e tyre. Është pengesa më e madhe për zhvillimin e vajzave të mia”, ka theksuar ajo.

Osmani ka theksuar se vajzat e saja e urrejnë atë përcjellje, dhe nuk ka qenë kurrë zgjedhje e tyre.

“Ua pengojnë fëmijërinë normale, ua pengojnë qeshjen normale, lojën normale. Ato nuk duan asgjë tjetër, thjesht të luajnë, të mësojnë dhe të rriten si bashkëmoshatarët e tyre”, ka deklaruar Osmani.

Osmani, tha se rregullat e sigurisë e protokolleve të sigurisë nuk i ka shpikur ajo be të njëjta kanë qenë edhe për presidentë paraprakë.

“Me ligj përcaktohet se presidenti ose presidentja kanë mbrojtje të afërt dhe e kanë nivelin e rrezikshmërisë së lartë. Kjo nënkupton ta zëmë te rasti im, te rasti i kryeministrit e kryetarit të Kuvendit, që subjekti që është i rrezikshmërisë së lartë ka rreth 12 policë në përcjellje. Çdo 6 muaj Policia e Kosovës e bënë vlerësimi e rrezikshmërisë, çdo 6 muaj konkluzioni është i njëjtë”, tha ajo.

Presidentja tha se kërcënimet që ka marr kanë qenë deri te dhunimi i vajzave.

“Nuk besoj që asnjë prind do të donte që të merrte kërcënime të vazhdueshme me plumb në ballë për vetveten ose për fëmijët e vetë. Unë i marr ato vazhdimisht. Nuk besoj që ka prind në Kosovë që do të donte që dy vajat e veta të vogla të kërcënoheshin me dhunim. Nuk besoj që ka prind që do të dëshironte që për shkak të këtyre kërcënimeve t’i izolonte nga loja e jeta normale fëmijët e vetë. Por, ne detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë sepse ka dhjetëra kërcënime me jetë”, deklaroi presidentja.

E para e shtetit në këtë konferencë të jashtëzakonshme tha se shumica e kërcënimeve janë nga serbët.

“Po ju përmend vetën dy. Ka një kërcënim që ka ardhur nga serbët ka qenë në Twitter ku është postuar fotografia ime dhe e vajzave të mija dhe ku thuhet ’ju do të vdisni së shpejti’,  dhe shumë e shumë kërcënime të tjera që zakonisht drejtohen ndaj fëmijëve të mijë. Një kërcënim tjetër nga serbët është ku publikohen foto të snajperit të drejtuar ndaj veturës sime”.

Osmani ka thënë se është hera e parë në historinë e institucioneve të Kosovës që drejtësia nuk ka marrë asnjë masë.

“Përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë për vrasje me plumb në ballë, për ngrehje zhag e dëbim nga Kosova e për dhunim të fëmijëve të mijë, është hera e vetme në historinë e institucioneve të Kosovës që drejtësia nuk ka marr asnjë masë, zero. Dhe ju duhet të pyesni që në favor të kujt shkon që një president i shtetit kushdo qoftë ai ose ajo, mos ta ketë trajtimin e barabartë në sistemin tonë të drejtësisë. Ju e dini shumë mirë që çdo politikan tjetër kur kërcënohet pavarësisht a është nga pushteti apo opozita i shohim shumë shpejt të akuzuarit para gjykatës”, t ha ajo.