Gjatë takimit u diskutua për situatën politike në vend, zhvillimet rajonale dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet Kosova.

Haradinaj e informoi ambasadorin australian për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar rolin konstruktiv të Aleancës në tejkalimin e bllokadës institucionale.

Haradinaj falënderoi Australinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke e vlerësuar këtë shtet si një prej aleatëve të hershëm dhe të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe proceseve integruese.

Ai shprehu bindjen se përkrahja e Australisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.