By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha
December 11, 2025
Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros
December 11, 2025
Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”
December 11, 2025
“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot
December 11, 2025
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia godet skema piramidale online, 6 të arrestuar në Lushnjë, Tiranë e Divjakë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia godet skema piramidale online, 6 të arrestuar në Lushnjë, Tiranë e Divjakë
Lajme

Policia godet skema piramidale online, 6 të arrestuar në Lushnjë, Tiranë e Divjakë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/14 at 12:39 PM
Kosova Times Published September 14, 2025
Share
SHARE

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale arrestoi 6 shtetas dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë në qarkun e Fierit.

Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi informuan në një konferencë për shtyp lidhur me rezultatet e këtij operacioni.

Nv këtë komunikim me publikun, Drejtori  i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hita vuri në dukje se për finalizimin e operacionit  “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç.,  38 vjeç,  E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik””.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.

“Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese. Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre”, theksoi Hita.

Policia e Shtetit tha se gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Drejtoresha për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale Drejtuese e Parë, Ervina Gjana tha se operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle personash dhe banesash”.

Sipas saj, ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve që mos të besojnë në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm.

“Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit”, tha Gjana.

You Might Also Like

Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Kurti për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Çështje e KQZ-së

MKRS zgjat afatin për vërtetimet e sponsorizimeve deri më 12 dhjetor

DnV kritikon KQZ-në për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Kosova Times September 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dhunohet një grua në Mitrovicë, një tjetër sulmohet seksualisht në Gjakovë

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
A është Gjeorgjia Ukraina e ardhshme?
Ngrihet aktakuzë ndaj senatorit Menendez dhe gruas së tij për ryshfet
Kongresi paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë
Më shumë se 200 makina u përplasën në një urë në Kinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?