By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta në Hagë, Gucati: Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Protesta në Hagë, Gucati: Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë
Ballina 1Lajme

Protesta në Hagë, Gucati: Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/14 at 2:55 PM
Kosova Times Published September 14, 2025
Share
SHARE

Mijëra shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur pranë parkut të muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tashmë pesë vjet po mbahen në paraburgim.

Me një thirrje emocionale dhe të fuqishme, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka nisur fjalimin e tij duke përmendur emrat e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Gjatë fjalës së tij, Gucati theksoi se proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk janë vetëm çështje juridike, por prekin dinjitetin e një populli të tërë.

“Sot këtu në zemër të Evropës, nuk flasim vetëm për katër mure, për një proces gjyqësor, apo për disa aktakuza. Ne flasim për dinjitetin e një populli, për një drejtësi që na është mohuar, për historinë e shenjtë të UÇK-së që po përpiqen ta shtrembërojnë”, u shpreh Gucati.

Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u lind nga urrejtja, por nga padrejtësia, dhe se lufta e saj nuk ishte për pushtet, por për liri. “Liria nuk ishte dhuratë, ishte gjaku e sakrifica e djemve e vajzave që ranë për tokë e flamur”, tha ai.

Gucati kritikoi ashpër heshtjen e ndërkombëtarëve përballë, siç tha ai, burgosjes së padrejtë të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe përpjekjeve për të njollosur emrin e saj. “Ndjejmë zemërim për heshtjen e ndërkombëtarëve, dhe krenari se jemi pasardhësit e një ushtrie që nuk u përkul as përpara tankeve e helikopterëve serbë”, theksoi ai.

Ai bëri thirrje për drejtësi të barabartë, duke kërkuar që historia të shkruhet mbi të vërtetat e luftës çlirimtare dhe jo përmes aktakuzave politike.

“Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë, ndërsa kriminelët e vërtetë të Serbisë sot gëzojnë lirinë e tyre. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, jo vetëm për UÇK-në”, theksoi Gucati.

Koci: UÇK-ja luftoi për liri, jo për pushtim, padrejtësia duhet të ndalet

Bashkëorganizatori i protestës në Hagë, Fatmir Koci, theksoi se shqiptarët e Kosovës nuk kanë qenë as agresorë, as pushtues.

“Ne ishim njerëz të pafajshëm që luftuam për lirinë tonë, për vendin tonë. Dhe sot, pas gjithë sakrificave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta sjellë lirinë, përballemi me një padrejtësi të pafalshme, e cila po shkatërron jetët e atyre që sakrifikuan gjithçka për ne”, tha ai.

Sipas tij, ndërkohë që shteti serb, i cili kreu krime të tmerrshme gjatë luftës, duke vrarë, dëbuar, dhunuar dhe shkatërruar çdo gjë shqiptare mbetet i paprekur, kriminelët e luftës vazhdojnë të jenë të lirë, të mbrojtur nga regjimi serb, pa u hetuar, ndjekur apo dënuar.

Duke folur për ish-krerët e UÇK-së, Koci tha se ata që mbrojtën popullin dhe që ngritën zërin e armët për ta shpëtuar Kosovën nga gjenocidi, sot po mbahen në paraburgim në Hagë pa asnjë provë konkrete.

“Ata po mbahen vetëm mbi bazën e aktakuzave të pabazuara, të një gjykate që duket se është krijuar për të ndëshkuar ata që mbrojtën nderin e kombit shqiptar”, u shpreh ai.

Koci theksoi se kjo padrejtësi nuk do të pranohet kurrë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Fadil Fazliu, Haxhi Shala dhe shumë të tjerë nuk janë vetëm udhëheqës të UÇK-së, por edhe themelues dhe bartës të proceseve të shtetformimit të Kosovës. Ata mbeten arkitektë të lirisë sonë – dhe sot, padrejtësisht, po dënohen për sakrificat që kanë bërë për ne. Dua të përmend edhe bashkëluftëtarët tanë që janë dënuar pa asnjë provë për krime që nuk i kanë kryer kurrë”, tha Koci.

Bosch: Unë i thash Thaçit nuk ke nevojë të jesh i shqetësuar, sepse nëse është një gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, i cili kishte shërbyer për disa vite në Kosovë, pikërisht në kohën e themelimit të Gjykatës Speciale ka mbajtur një fjalim para protestuesve sot në Hagë.  Ai tregoi se ka pasur kërkesa nga shtetet që kanë përfaqësuar që t’i bënin presion Kosovës për themelimin e Speciales.

Ai kujtoi kohën kur kishte takuar atë kohë Hashim Thaçin.

“Më kujtohet shumë mirë  kur shkova dhe e takova Thaçin e ai ishte pak i shqetësuar, unë i thash nuk ke nevojë të jesh i shqetësuar, sepse nëse është një gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Por, unë nuk kisha të drejtë fatkeqësisht, sepse gjyqi nuk doli të ishte aq serioz sa unë kisha pritur të ishte”, tha ai.

Bosch tha se UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë. “Ta quash UÇK-në si organizatë kriminale ky është ofendim edhe për vetë NATO-n, sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, tha në fund ai.

You Might Also Like

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës

Dyshohet se serbi nga Kosova u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe

Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!

Kosova Times September 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina e zmbraps një valë të re sulmesh ajrore ruse

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Abdixhiku: Rruga A, një lagje e re ku po punohet pa fjalë e pa dramë
Koci: Nëse fiton Trump, do të vdesë marrëveshja franko-gjermane
Mbrojtja Civile e Gazës: Të paktën 27 të vdekur në sulmet e sotme
Osmani dhe Kurti: Rugova e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?