By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KPK zgjedh Armend Zenelajn për prokuror special
September 15, 2025
Spiropali: Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
September 15, 2025
Ky është hoteli më i mirë në botë për vitin 2025
September 15, 2025
Një specialitet i dashur nga të gjitha brezat…
September 15, 2025
Medvedev kercenon: “Do të ndjekim penalisht çdo vend që na merr pronën”
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubin: Thaçi nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rubin: Thaçi nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë
Ballina 1Lajme

Rubin: Thaçi nuk kishte autoritet e as mundësi të diktonte asgjë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/15 at 11:59 AM
Kosova Times Published September 15, 2025
Share
SHARE

Hashim Thaçi nuk ka pasur autoritet dhe as mundësi për të diktuar ndonjë gjë, ka deklaruar në dëshminë e tij James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit.

 

Rubin tha se nuk e shihte Hashim Thaçin si faktor kryesor në Konferencën e Rambujesë, por si një përfaqësues të qëndrimeve të delegacionit shqiptar. Sipas tij, Thaçi nuk ishte në gjendje të merrte vendime pa u konsultuar me të tjerët.

“Ai ishte një person të cilit i ishte caktuar detyra të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare, ashtu siç ishte ajo në atë kohë. Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë se ai nuk kishte autoritet dhe as mundësi për të diktuar ndonjë gjë. Thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra, diku e fshehur, zyra e udhëheqjes shqiptare që merrte vendime në grup dhe që nuk ishin gjithmonë të pranishëm. Kështu që atij i duhej të merrte leje nga ata. Ai nuk kishte mundësi vetë. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla apo kushte. Prandaj, kur donim të bënim diçka shumë të rëndësishme, ai duhej të komunikonte me persona të tjerë për të marrë miratimin”, tha Rubin.

Ish-diplomati amerikan deklaroi para Gjykatës Speciale se, për të arritur një marrëveshje paqeje, ishte e domosdoshme të arrihej pajtimi edhe me faktorin ushtarak, andaj Thaçi kryesonte delegacionin në Rambuje.

“Ishte i shqetësuar dhe tha se ishte nën presionin e komandantëve të UÇK-së në Kosovë dhe të financuesve të saj nga Evropa. Ata do ta konsideronin tradhtar. Ai ndjente se, po ta humbiste mbështetjen e Albright-it si mike, kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për kauzën e tij”, ka deklarua Rubin, icili shtoi se pas një takimi që kishte pasur me sekretaren amerikane Madeleine Albright, James Rubin tha se kishte bërë një shëtitje me Hashim Thaçin, gjatë së cilës ky i fundit i kishte shprehur shqetësimin dhe presionin që ndiente nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu Rubin theksoi se gjatë asaj shëtitjeje, koha ishte e ftohtë dhe se Thaçi kishte refuzuar të vishte pallton që ai i kishte ofruar. Për këtë ngjarje u pyet edhe në gjykatë dhe Rubin e pohoi se ishte e vërtetë.

Ai shtoi se Rusia dhe disa vende të tjera kërkonin që në dokumente të mos përmendej fjala “pavarësi”, por vetëm të ndalej lufta. Ndërsa, Thaçi kishte deklaruar se nuk mund të nënshkruante asnjë dokument që nuk përmbante fjalën “pavarësi”, sepse kjo do të shihej si tërheqje nga synimi për pavarësinë e vendit.

You Might Also Like

KPK zgjedh Armend Zenelajn për prokuror special

Spiropali: Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin, konfirmim për drejtësinë e luftës sonë

Nagavci: Pagesa për konvikte dhe mensë do të jetë simbolike

Për një javë sekuestrohen 12 armë zjarri në Prishtinë

Kosova Times September 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush kë po e gënjen në Serbi rreth marrëveshjes me Kosovë?

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
Fico: Po shqyrtojmë masat hakmarrëse nëse Ukraina ndalon rrjedhën e gazit rus
Shkencëtari rus dënohet me 14 vjet burgim për tradhti
Masakra në shtëpinë e familjes Vejsa, Osmani:Një nga krimet më të tmerrshme
Eurodeputeti fton pesë vendet e BE-së, të njohin pavarësinë e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?