Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut. Pas një aksidenti trafiku, dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, ndërsa gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kanë goditur edhe një grua.
Sipas policisë, gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se rasti po hetohet për “sulm fizik” dhe “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”.