Policia e Kosovës ka arrestuar zëvendës kryetaren e Komunës së Leposaviqit, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetare brenda objektit komunal.
Sipas njoftimit, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:45, kur viktima, femër kosovare, kishte kërkuar vendim mbi largimin e saj nga puna. Në këtë moment, sipas policisë, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.