Amendamenti përfshin disa pika kyçe, duke përfshirë prioritet në emërimin e ambasadorëve amerikanë në vendet e Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, si dhe rekomandime konkrete për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj të ardhshëm në NATO.

Mast gjithashtu ka propozuar që Shqipëria dhe Kosova të inkurajohen që të zhvillojnë bazat e tyre të industrisë së mbrojtjes dhe të rrisin shpenzimet kombëtare për mbrojtje në përputhje me objektivat e NATO-s.