By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e mundësive – dhimbja e çdo prindi dhe sfidë për shoqërinë tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mungesa e mundësive – dhimbja e çdo prindi dhe sfidë për shoqërinë tonë
Opinion

Mungesa e mundësive – dhimbja e çdo prindi dhe sfidë për shoqërinë tonë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/20 at 7:41 PM
Kosova Times Published September 20, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

-Mungesa e mundësive është ndoshta dhimbja më e madhe që mund të përjetojë një prind, sidomos kur fëmija i tij i ka aftësitë, talentin dhe vullnetin, por i mungon rruga për të ecur përpara. Një baba është i gatshëm të japë gjithçka për fëmijën e vet, edhe kur nuk ka asgjë. Në këto raste, dhembja nuk është vetëm individuale, por bëhet një plagë e shoqërisë sonë. Shumë familje në Kosovë sot po përballen me këtë realitet. Fëmijët me rezultate të shkëlqyera, të rinjtë me energji dhe ëndrra, të diplomuarit me ide e pasion – shpesh hasin në dyert e mbyllura të punësimit, të zhvillimit profesional dhe të kushteve më të mira të jetesës. Dhe kjo gjendje nuk është vetëm një problem ekonomik, por edhe një sfidë morale dhe politike. Në prag të zgjedhjeve lokale, kjo temë merr një peshë edhe më të madhe. Komunat tona nuk duhet të shihen vetëm si institucione të shërbimeve bazike, por si shtëpia e parë ku krijohen mundësitë për qytetarët. Në nivel lokal duhet të hapen dyert për: Rininë, që ka nevojë për hapësira kulturore, arsim cilësor, mbështetje për start-up dhe sport. Prindërit dhe familjet, që duan siguri, stabilitet dhe një të ardhme për fëmijët e tyre. Të moshuarit, që kanë dhënë kontributin e tyre dhe meritojnë një pleqëri me dinjitet. Mungesa e mundësive nuk zgjidhet vetëm me premtime, por me politika konkrete që fillojnë nga komuna: krijimi i vendeve të punës, mbështetja për bizneset e vogla, investimet në shkolla dhe çerdhe, programet për rininë dhe kujdesi i shtuar për kategoritë më të ndjeshme. Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht gara mes partive – ato janë momenti ku qytetari vendos nëse do të vazhdojë të jetojë me mungesë të mundësive, apo do të krijojë hapësirë për shpresë e zhvillim. Në fund, nuk duhet harruar se një shoqëri matet me mënyrën se si kujdeset për më të pafuqishmit. Dhe kur prindi nuk ka mundësi për t’ia ofruar fëmijës atë që meriton, atëherë është përgjegjësi e shtetit dhe e institucioneve lokale të jenë aty ku familja dorëzohet.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times September 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Millenkoviqi e Vllajiqi dënohen me nga 5 vjet burgim, Pantiqi me 2 vjet

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
Kurti kujton Konushevcin e Malajn: Dy dëshmorët e kombit të cilët nuk kursyen asgjë
Përleshje në Prishtinë, 3 të lënduar dhe 6 të shoqëruar në polici
Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH-i
Biden foli pas lirimit të pengjeve të parë nga Gaza: “Këto janë negociatat më të vështira që kam parë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?