Komuna e radhës ku Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral ka qenë ajo e Ferizajt. Këtu, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para përkrahësve të kësaj partie premtoi mbështetje e mirëqenie më të mirë për qytetarët.
Duke i dhënë përkrahje të plot kandidatit për kryetar të Ferizajt, Enver Halitit, Kurti tha plan-programi qeverisës i Vetëvendosje adreson përkrahje direkte për mirëqenien e ferizajasve.
“Bashkë do të punojmë më shumë për hapësira gjelbëruese bashkë që mungesa e trotuareve, kanalizimi, ndriçimi …. Bashkë për të mbështetur start up-et, bizneset e të rinjve’, tha Kurti.
Kurti u shpreh i bindur se Ferizaj ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim, sipas tij, mund të bëhet me Enver Halitin.
“Ne për Enver Halitin, për programin qeverisës, për një mirëqenie më të mirë për qytetarët me në krye Enever Halitin”, u shpreh Kurti.
Në anën tjetër, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizaj, Enver Haliti, tha se me plan-programin e tij, i cili bazohet në 3 projekte themelore, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm, qyteti do të pësojë ndryshim rrënjësor në të mirë të gjithë qytetarëve.
Haliti përmendi ndërtimin e unazës së jashtme të qytet në vlerë prej 40 milionë euro, ndërtimin e unazës së mesme prej 7 milionë euro dhe ngrohtoren e qytetit, një investim prej 70 milionë euro.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F1579116553525393%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>