By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: EULEX dislokon Njësinë Rezervë për të rritur sigurinë para zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > EULEX dislokon Njësinë Rezervë për të rritur sigurinë para zgjedhjeve
Lajme

EULEX dislokon Njësinë Rezervë për të rritur sigurinë para zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2025/09/23 at 8:49 PM
Kosova Times Published September 23, 2025
Share
SHARE

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) thotë se ka forcuar kapacitetin e tij për të kontribuar në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme komunale, përmes dislokimit të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), të cilët e përbëjnë Njësinë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) të EULEX-it.

 

Sot, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi ceremoninë zyrtare, ku morën pjesë Ambasadorët e shteteve kontribuese në EUROGENDFOR, për t’i mirëpritur policët shumë të specializuar dhe të aftë të EUROGENDFOR-it, të siguruar nga pesë forcat pjesëmarrëse: Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Xhandarmëria Mbretërore e Holandës, Xhandarmëria Ushtarake e Polonisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.

Sipas EULEX-it, “NJPSR-ja do ta dyfishojë aftësinë operacionale të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS), e cila sigurohet tërësisht nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e Misionit për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe rolin si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme”.

Gjatë periudhës së dislokimit të tyre, “NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme duke rritur vetëdijesimin e Misionit për situatën dhe duke siguruar ndërveprim të plotë me NJPS-në, si dhe me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

“Si Njësi Policore e Specializuar Rezervë, ju mishëroni aftësinë e EULEX-it për t’u forcuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Forca juaj qëndron në lëvizshmërinë tuaj dhe në gatishmërinë për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër. Ju jeni forca e Misionit që mund t’i përshtatet ndryshimit të rrethanave, të reagojë shpejt ndaj incidenteve duke e mbështetur NJPSR-në brenda mekanizmit të sigurisë me tre nivele në Kosovë, duke siguruar që rendi publik do të ruhet: prania juaj tregon se EULEX-i është i pajisur jo vetëm për të monitoruar dhe këshilluar, por edhe për të vepruar, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, kur rrethanat e kërkojnë këtë”, theksoi Barbano duke i shprehur mirëseardhje NJPSR-së.

“Jam krenar të shpall sot kapacitetin tuaj të plotë operacional”, përfundoi Barbano.

Ky është dislokimi i gjashtë i NJPSR-së së EULEX-it që nga marsi i vitit 2022.

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times September 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive në fletëvotime më 12 tetor

Kosova Times Kosova Times September 4, 2025
Shkencëtarët kanë krijuar një kostum hapësinor që e kthen urinën në ujë
Kosova në epërsi, shënon Muriqi
Spiropali: Festat Kombëtare u kremtuan me emocion kudo në botë atsh Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një videopostim ku pasqyrohet atmosfera me rastin e Festave Kombëtare në përfaqësitë tona diplomatike në botë. Në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga Evropa, në Amerikë, nga Lindja e Mesme, deri në Azi e Australi, u organizuan aktivitete kulturore dhe artistike. “Kudo u festua me emocion Dita e Flamurit tonë. Festat Kombëtare në Përfaqësitë tona diplomatike në botë”, shkruan Spiropali. Në video tregohen aktivitet e shumta festive në përfaqësitë shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari, Turqi, Austri, Këshillin e Europës, Gjermani, Angli, Spanjë, Belgjikë, NATO, Ukrainë, Japoni, Kanada, SHBA, Emiratet e Bashkuara dhe Australi. Në këto ceremoni u zhvilluan shfaqje artistiko-kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj, të cilët sollën motive tradicionale, muzikë, poezi dhe elementë të trashëgimisë sonë kombëtare. Pjesë e programeve festive ishin prezantimet e valleve shqiptare, interpretimet e këngëve patriotike dhe ekspozita të vogla me simbole të identitetit kulturor shqiptar. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur. Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar. Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.
Axhenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?